• |
ide | kryesore

Raketa ndaj ambasadës gjermane në Kiev, gazetari i BBC ndërpret transmetimin

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Ambasada gjermane ishte një prej ndërtesave të goditura nga sulmet ruse në Kiev mëngjesin e sotëm, ngjarje kjo që shkaktoi tronditje edhe pse godina nuk ka qenë në përdorim që nga shpërthimi i luftës.

Ish kreu i Fondacionit Böll në Kiev, Sergei Sumlenny, postoi foto në Twitter dhe tha duke iu drejtuar kancelarit Olaf Scholz dhe ministres së Jashtme Annalena Baerbock: Ndërtesa ku ndodhej zyra e vizave e ambasadës gjermane në Kiev u godit sot nga rusët. Ndoshta mund të dërgohen disa “Leopardë” për të kontrolluar situatën në terren?

Më herët, gazetari i rrjetit televiziv BBC, Hugo Bacheca, u detyrua të ndërpriste transmetimin e drejtpërdrejtë kur në sfond u dëgjua një zhurmë e fortë, e cila rezultoi të ishte pasojë e predhave që po godisnin kryeqytetin ukrainas.

Mediat e huaja raportojnë se presidenti rus, Vladimir Putin ka emëruar një gjeneral të konsideruar njeri tejet mizor si komandantin e ri të trupave të tij në Ukrainë pas humbjeve dhe shkarkimit të një gjenerali tjetër.

Sipas zëdhënësit të ministrisë së mbrojtjes, Igor Konashenkov, kontrollin e ushtarëve të çorientuar e demoralizuar rusë në Ukrainë, tanimë e merr Serguei Surovikin, që deri më tani drejtonte forcat e Moskës në krahun jugor.

Putin e paralajmëroi sot Kievin se do të përballet me një përgjigje të ashpër nëse do të ketë ndonjë sulm të mëtejshëm si ai në Urën e Krimesë./ TCH



2 Comments

  1. BBC talk big about war. As soon as it comes near, miles away they run like the chickens they are. As long as they can get others to fight their battles elites politicians and media all call for war which brings death and destruction. Time to send these people to the front.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *