• |
ide | kryesore

Abuzimi me tenderat, Apeli lë në burg punonjësit e Universitetit Bujqësor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në burg katër punonjësit e Universitetit Bujqësor të Tiranës të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes se kryer duke shpërdoruar detyrën” si dhe “Fallsifikim i dokumentave”.

Apeli la në fuqi masën e arrestit me burg të vendosur nga shkalla e parë për Ali Rashën, Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale në Universitetin Bujqësor, Tahir Ballgjinin me detyrë përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë, Rushit Sunën me detyrë specialist i Sektorit të Bujqësisë dhe Ahmet Mejdani me detyrë magazinier në magazinën qendrore të UBT-së.

Drejtori Rasha u kallëzua nga një punonjës pasi e ka lajmëruar se plehrat kimike dhe imputet bujqësore nuk janë në gjendje sipas procesverbaleve.

Drejtori i Bujqësorit i ka thënë të firmosë dhe i ka dhënë sigurinë se ky mall do të ishte pjesë e inventarit të magazinës shumë shpejt.

Bëhet fjalë për 10.5 milionë lekë mall, për të cilat punonjësi ka firmosur në mirëbesim dhe 3.7 milionë lekë mall nuk janë futur kurrë në magazinë.

Historia vijon me një fletëdalje 1.958.500 lekë të cilën ky punonjës e ka firmosur përsëri nën presionin e drejtorit.

Këta katër zyrtarë, sipas prokurorisë, i kanë sjellë dëm interesave të shtetit, duke përvetësuar plehrat kimike në vlera të konsiderueshme dhe duke falsifikuar dokumentacionin për hyrjen dhe daljen fiktive të këtyre imputeve bujqësore dhe plehrave kimike në magazinat e Fermës Didaktike të Universitetit Bujqësor Kamëz.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *