• |
ide | kryesore

Ekzekutoi për gjakmarrje vëllanë e vrasësit të babait, dënohet me 8 vite burg Florian Përvathi

-Instant, Lajme, Të fundit
Florian Pervathi



Gjykata e Lezhës ka dënuar me 8 vite burg, 17 vjeçarin, Florian Përvathi i cili në janar vrau Lek Lekgjonajn për të marrë hakun e babait të tij. I riu akuzohet për veprën penale të “vrasjes për gjakmarrje” dhe të “armëmbajtjes pa leje”. Vrasja ndodhi në janar të këtij viti, në fshatin Manati. Pas krimit, 17 vjeçari u dorëzua në polici, ku deklaroi se e kishte kryer vrasjen për të marrë hakun e babait të tij që ishte vrarë nga Ndue Lekgjonaj, vëllai i Lek Lekgjonajt.

Për vrasjen e fqinjit të tij me armë zjarri, me 21 nëntor të vitit 2009, Ndue Lekgjonaj bëri vetëm 4 vite burg dhe prej vitesh jetonte në emigrim. Në vendimin e zbardhur të Gjykatës së Lezhës, dhënë më 26 korrik 2010, Lekgjonaj gjendet fajtor për akuzën e vrasjes me dashje dhe armëmbajtjes pa leje. Në vendim thuhet se Lekgjonaj akuzohet për dy vepra penale, ndërsa prokurori i shkarkuar tanimë nga vetingu, Agim Dalipi, ka kërkuar dënimin me vetëm 12 vite burg.

Pavarësisht dënimit minimal, trupa gjykuese i “fali” edhe rreth dy vite të tjera, duke e dënuar përfundimisht me 10 vite e 6 muaj burg. Në të njëjtën kohë, autori i vrasjes së Gjon Përvathit dhe plagosjes me makinë të djalit të tij, vetëm 14 vjeç në atë kohë, përfitoi edhe gjykim të shkurtuar, duke iu zbritur dënimi me 7 vite. Ndërsa ende nuk dihet se si përfitoi ulje të dënimit edhe të 7 viteve, ajo që dihet tanimë është se autori i vrasjes së babait të katër fëmijëve kreu vetëm 4 vite burg.

Sa i përket armës së siguruar për të kryer ekzekutimin, Florian Përvathi, zbuloi se ishte pajisur me pistoletë gjatë kohës që studionte për pikturë.



3 Comments

  1. Deri sa te dali ky nga burgu , do pergatitet djali i te vrarit dhe do ta vrasi kete. Keshtu vazhdon zinxhiri i vrasjeve midis dy fiseve.

  2. e tmerrshme mor djale, je vetem 17 vjec e do kalosh nje pjese te rinise ne burg. Ne si shoqeri jemi fajtori me i madh qe ushqejme tek nje femije ndjenjen e gjakmarrjes. Sdua ti futem padrejtesise qe i eshte bere duke e liruar vrasesin e babit me pak vite, po dhe personi qe djaloshi ka vrare ska pasur asnje faj. Tani do jene femijet e te ndjerit qe do e presin te dali nga burgu.

  3. Kur lexova qe ky ishte denuar vetem me 8 vite burg per vrasjen e nje “te pa fajshmi”, mu ngriten nervat dhe shava me vete sistemin e drejtesise. Por pasi perfundova leximin e artikullit kuptova qe vrasesi i babait te tij, vellai i personit qe ka vrare ky djali, ka bere vetem 4 vite burg per vrasjen, kuptova qe ky i vrari nuk ishte i pa fajshem, por ishte bashke autor ne vrasjen e babait te ktit djalit, sepse ka korruptuar drejtesi e dhe ka bere te mundur qe vellai i tij vrases te denohet me vetem 4 vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *