• |
ide | kryesore

Vetëm 31 raste të reja me Covid në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Covid-19, infektuar, covid



31 qytetarë të infektuar dhe 1 humbje jete nga koroanavirusi në 24 orët e fundit. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë.

Ndërkohë, fatkeqësisht një 86-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën.

NJOFTIMI I MSH
Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 769 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 31 qytetarë, në këto bashki:

23 në Tiranë, 2 në Përmet, nga 1 qytetarë në Shkodër, Patos, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë, Pogradec.

Janë 313 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2: një qytetar 86 vjeç, nga Tirana.

Janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,484 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 31
Të shëruar në 24 orë 56
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 769

Testime totale 1,987,626
Raste pozitive 331,388
Raste të shëruara 327,484
Raste Aktive 313
Humbje jete 3,591

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 215
Elbasan 27
Fier 19
Gjirokastër 13
Shkodër 10
Vlorë 9

Durrës 5
Dibër 5
Lezhë 4
Berat 3
Kukës 2
Korçë 1



1 Comment

  1. Jam kurioz, kush ju pagian qe nxirrni cdo dite lajme per kete plandemine?
    Sa persona kane pasur dhimbje dhemballesh?
    Pse nuk publikoni shifra per semundjet qe kane shkaku kryesor i vdekkeve ne vend?
    Pse nuk publikoni mungesat ne medikamente, ne personel mjekesor krahasuar me vendet e tjera?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *