• |
ide | kryesore

Konflikti në Klos/ 17-vjeçari humbi jetën, babai plagoset (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
konflikti, klos



Një ngjarje tronditëse ka ndodhur gjatë ditës së sotme në mes të qytetit të Klosit. Nga të shtënat me armë zjarri dyshohet se ka humbur jetën një 17-vjeçar si dhe janë plagosur babai i viktimës dhe një person tjetër. Konflikti ka ndodhur në mes të qytetit të Klosit.

Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në qendër të Klosit, ku i vdekur ka mbetur Danjel Hasula.

Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë konflikti i vazhdueshëm mes dy fiseve që degjeneruan në përdorimin e armëve.

Policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit si dhe ka shoqëruar dëshmitarë okularë për të kuptuar dinamikën e këtij krimi të rëndë. ©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *