• |
ide | kryesore

Miliona euro për inceneratorët e pronarët në kërkim/ Balluku: Çështje e drejtësisë

-Instant, Lajme, Të fundit
balluku per çështje inceneratori



Zv kryeministrja Belinda Balluku ka folur lidhur me politikat e qeverisë për incenerimin. Balluku u pyet nga gazetarët për miliona eurot që janë dhënë nga shteti për inceneratorët ndërkohë që këto para janë zhdukur dhe pronarët e tyre janë në kërkim nga drejtësia. Ministrja e Energjiikës tha se kjo ishte një çështje e drejtësisë dhe se qeveria nuk ndërhynte në këtë pjesë. Po ashtu ajo tha se incenerimin nuk e ka shpikur Shqipëria, por se është marrë modeli i vendeve evropiane.

Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku:

Projektet, drejtësia bën detyrën dhe në Shqipëri ka nga 2013, që drejtësia e qeveria i kanë rrugët e ndara. Ne nuk ndërhyjmë kurrë në vendimet e drejtësisë, nuk e kemi bërë s’do e bëjmë, nxisim drejtësinë të marrë në shqyrtim dosjet që kanë dritëhije. Sa i përket qeverisë e mjedisit, progresi që ka bërë qeveria në çështje si mjedisi në 9 vite janë të pakrahasueshme me progresin në rajon e për të mos u krahasuar me Shqiperine para 2013. Nga mbrojtja e lumit të fundit të egër në Shqipëri, në Evropë, janë fakte të pamohueshme, për lagunën e Karavastasë, Nartës, pyjet që shtohen dita ditës, parqet.

Incenerimit, Shqipëria nuk e ka shpikur nëse patentën do e mbante Shqiperia do kishim bërë emër. Inceneratoret përdoren në cdo vend të Evropës e si pjesë e riciklimit, të ndarjes së mbetjes. Nuk e di ke do preferonit ju, fushën afer Durresit apo plehrat e ndara dhe të inceneruara? Problemi me drejtësinë i pronareve te inceratoreve, nxisim drejtesinë të marrë gjykimin e duhur e sa më shpejt. Sa i përket pastrimit të Shqipërisë nga pirgjet e plerhave ne besojmë që puna flet më shumë se fjalët.



8 Comments

  1. Nuk ka ekzitruar kurre drejtesia ne kete vend qe tallin bythen politikanet. Pa drejtesi nuk ka ndeshkueshmeri e rrjedhimisht nuk ka demokraci por anarshi . Jemi xhungla e evropes . Prandaj vazhdoni e jepini euro atyre qe jane ne kerkim se eshte çeshtje drejtesie , çeshtje hajnash , çeshtje kurvash .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *