• |
ide | kryesore

Përmbyset autobusi, mbi 20 viktima dhe 15 të plag0sur

-Instant, Arkiva, Planet



Të paktën 20 persona mbetën viktima dhe 15 u plag0sën në një aksident fatal me autobus në jugperëndim të Kolumbisë. Mes të plag0surve është një vajzë 3-vjeçare dhe një djalë 8-vjeçar.

Përplasja ndodhi në autostradën Pan-Amerikane. “Për fat të keq kemi një numër të vdekur prej 20”. Kështu u tha gazetarëve një oficer policie përgjegjës për trafikun rrugor në provincën Narinio.

Autobusi që udhëtonte mes portit të Tumaco-s dhe qytetit të Cali-t u përmbys në rrugë për shkak të një “defekti mekanik”, shtoi i njëjti burim.

Shërbimet e shpëtimit punuan për më shumë se nëntë orë atje për të nxjerrë të plagosurit dhe për t’i transportuar në spitale të ndryshme të zonës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *