• |
ide | kryesore

Dyshohej se strehuan Talo Çelën, gjykata lë në burg dy të arrestuarit

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg, Aqif Bezatin dhe Veli Deliun. Ata u arrestuan pasi u kapën me kanabis, dhe armë pa leje. Pas kontrollit në banesën e Aqif Bezatit, u gjend arsenal armësh dhe lëndë narkotike, gjithashtu edhe shuma të mëdha parash.

Aqif Bezati, 60 vjeç, dyshohet se strehonte të shumëkërkuarin Talo Çela në një prej pronave të tij. Në momentin që është ndërhyrë në një banesë në fshatin Deshiran, Belsh, nuk u gjet asnjë gjurmë e Celës, por vetëm sasi e madhe parash, arsenal armësh dhe kanabis.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *