• |
ide | kryesore

Kovaçi jep detajet mbi protestën e nesërme të pedagogëve: Mblidhemi para Politekniku

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi tha se pedagogët e universiteteve kishin bojkotuar mësimin ditën e sotme. Kovaçi ka lajmëruar se protesta dhe bojkoti do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Gati të gjitha fakultetet e Tiranës është bojkotuar mësimi nga pedagogët me nisjen e sezonit të ri akademik. Vetëm Fakulteti i Mjekësisë ka vijuar mësimin.

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve dha detajet edhe mbi protestën e nesërme. Sipas tij, Bojkoti do të ishte total dhe pedagogët e universitetit të Tiranës do të mblidheshin para politeknikut. Sa për ata të rretheve Kovaçi tha se duhet të mblidheshin para universiteteve të tyre.

“Pedagogët iu përgjigjën kërkesave tona. Nesër të gjithë pedagogët e Tiranës do të jenë të qendërzuar në universitetin Politaknik. Ndërsa universitetet e rretheve në qendrat e tyre. Ajo që dua të theksoj është se bojkotimi është total nga ora 08:00 ndërsa në 10:00 do jetë takimi”-tha ai.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *