• |
ide | kryesore

Lajçak takon Vuçiç, kërkon zgjidhje urgjente për energjinë dhe targat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas takimit të zhvilluar të hënën, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se është diskutuar për çështjen e energjisë dhe targave.

Lajçak nëpërmjet një postimi në Twitter, e ka cilësuar takimin e së hënës në Beograd “të hapur dhe serioz”. Ai ka shtuar se për çështjet e diskutuara nevojiten zgjidhje urgjente.

Lajçak është takuar edhe me drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç. “Kam ndjekur edhe çështjet aktuale në takim me Petar Petkoviç”, ka thënë ai.

“Në Beograd sot vazhdova diskutimin e hapur dhe serioz me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç për normalizimin e marrëdhënieve.Energjia dhe targat ishin të larta në axhendën tonë pasi nevojiten urgjentisht zgjidhje” ka shkruar Lajçak.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *