• |
ide | kryesore

Sulmet në objektivat civile, OKB: Të respektohet ligji ndërkombëtar

-Instant, Lajme, Planet



Volker Turk, i cili mori mandatin si kreu i Komisionerit të Lartë të OKB- së për të Drejtat e Njeriut ka bërë thirrje që mos goditen objektivat civile.

“Ne kemi informacion nga kolegët tanë në terren në Kiev për sulmet me dron dhe është thelbësore që infrastruktura civile, si dhe civilët, të mos jenë në shënjestër. Kjo është shumë e vështirë në zonat me popullsi të dendur”, tha Turk pas mbërritjes së tij në selinë e OKB-së.

“Është e qartë se përshkallëzimi i një konflikti është jashtëzakonisht shqetësues për ne,” shtoi ai.

“Ne duhet të rikujtojmë pse është i rëndësishëm të respektohet ligji ndërkombëtar, sepse në fund të fundit këta janë njerëz që nuk janë të përfshirë në luftë dhe që duhet të mbrohen,” tha Turk.

“Është e qartë se respektimi i të drejtës ndërkombëtare, të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar humanitar është absolutisht i nevojshëm dhe për këtë arsye ne bëjmë thirrje për de-përshkallëzimin dhe gjetjen e mënyrave për të respektuar të drejtën ndërkombëtare”, theksoi ai.

Turk  ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres përpara se të emërohej në shtator për postin e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *