• |
ide | kryesore

Nën akuzë nga SPAK, kryebashkiaku socialist “pa fjalë”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
pandehur, spak



Më 19 nëntor Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismaili do të përballet në Gjykatën e Posaçme pas akuzës së SPAK për falsifikim të formularëve. I pyetur në lidhje me vendimin e Gjykatës për të kaluar për gjykim çështjen ndaj tij dhe se çfarë pret të ndodhë në seancën e radhës, Ismaili tha se nuk dëshironte ta komentonte vendimin.

“Nuk kam një koment për vendimin, s’dua ta komentoj si çështje tani”. Kështu u shpreh Qerim Ismaili për Gazetën Express.

Në seancën që do të zhvillohet më 19 tetor Prokuroria pritet t’i paraqesë gjykatës konkluzionet përfundimtare. Ismaili ka kërkuar që procesi ndaj tij të zhvillohet me gjykim të shkurtuar dhe kjo është pranuar nga gjykata.

SPAK nisi hetimet për kryebashkiakuan socialist nëntorin e kaluar. Hetimet nisën as denoncimit të Partisë Demokatike. Partia opozitare akuzonte se ai kishte fshehur një dënim me 3 vite burg në Greqi. Këtë dënim, sipas PD-së, Ismaili nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Flitet për një ngjarje të ndodhur në vitin 1999. Ismailiaj ishte përfshirë në rrahjen e një personi në shtetin fqinj. Dënimi i dhënë nga autoritetet greke ishte vërtetuar më herët nga sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Avokati i Ismailit, Andi Skenderi, kërkoi pushimin e hetimeve duke argumentuar se klienti i tij nuk ka pasur dijeni për hetimet në Greqi dhe se ai ka qenë viktimë e konfliktit që ka ndodhur.

Lexo më tej: Gjykata e Posaçme merr të pandehur kryebashkiakun e Ramës 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *