• |
ide | kryesore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmërojnë sanksione pas sulmeve me dronë iranianë në Kiev

-Instant, Lajme, Planet



Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se do të ndërmarrin veprime kundër kompanive dhe shteteve që punojnë me Iranin në programin e tij të dronëve, pasi Rusia përdori dronë nga Irani për të kryer sulme kamikazë në Kiev.

“Kushdo që bën biznes me Irani, që mund të ketë çfarëdo lidhje me zhvillimin e dronëve, të raketave balistike apo të shitjes së armëve nga Irani në Rusi, duhet të ketë kujdes për veprimet e tyre. SHBA-ja nuk do të hezitojë të vendosë sanksione apo të ndërmarrë veprime ndaj keqbërësve”, tha më 17 tetor zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel.

“Rusia po varet nga aleanca me Irani dhe është diçka që e gjithë bota – veçanërisht ata në rajon – duhet ta shohin si një kërcënim të madh”, shtoi ai.

Patel tha se Shtetet e Bashkuara besojnë se dërgesat e dronëve nga Irani shkelin Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që ishte pjesë e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

“Ne besojmë se këta dronë janë transferuar nga Irani në Rusi dhe po përdoren nga Rusia në Ukrainë, dhe bëjnë pjesë në mesin e armëve që janë nën embargo sipas Rezolutës 2231”, tha ai.

Ndalesa ndaj eksporteve të armëve konvencionale nga Irani, skadoi në tetor të vitit 2020, pavarësisht përpjekjeve të OKB-së dhe SHBA-së – e cila u largua nga marrëveshja bërthamore – që kjo pikë e rezolutës të mbetej në fuqi.

Megjithatë, rezoluta ka edhe disa kufizime që skadojnë në tetor të vitit 2023, për eksportet që lidhen për raketat balistike që mund të bartin armë bërthamore.

Duke u thirrur në informacione të inteligjencës amerikane, që janë publikuar më herët, Patel tha se disa nga dronët iranianë që Rusia i ka blerë, nuk kanë funksionuar siç duhet.

Zyrtarët amerikanë më herët kanë deklaruar se Rusia – një eksportuese e madhe e armëve – po kthen sytë kah Koreja e Veriut për të blerë armë, ndërkaq Kina ka refuzuar thirrjet për ndihmë./ Rel



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *