• |
ide | kryesore

Gjendet i vdekur një 26-vjeçar në Durrës, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 26-vjeçar me inicialet E. Xh., është gjetur i pajetë në bregun e detit në Durrës. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se i riu është gjetur pa shenja jete rreth orës 16:45, në lagjen nr. 1. Paraprakisht dyshohet se 26-vjeçari ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.

Njoftimi:

Rreth orës 16:45, në lagjen nr. 1, Durrës, në breg të detit, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi E. Xh., 26 vjeç, banues në Durrës. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak. Grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *