• |
ide | kryesore

“E kanë mbytur”/ Babai i viktimës: Djali nuk kishte probleme shëndetësore

-Instant, Lajme, Të fundit
mjeko



Babai i 32-vjeçarit të vdekur, Artur Kurti akuzon policinë për vdekjen e të birit Laer Kurti. Në një intervistë për “Top Channel” ai ka deklaruar se nuk e ka parë trupin e djalit. Po ashtu babai shton se i biri nuk ka pasur probleme shëndetësore.

Pjesë nga intervista:

Artur Kurti: Nuk e kam parë trupin e djalit, Kam qenë gjithë natën jashtë morgut dhe sot dhe nuk më kanë dhënë asnjë lloj shpjegimi.

Gazetarja: A të kanë kontaktuar autoritetet?

Babai: Cilat autoritete? Ato që e kanë mbytur?! Ku ka ktu shtet. Gjeta ata të shkb-së aty më thanë nuk dimë gjë, kur të bëhen ato… nga ora 10 ose 11 do të të themi.

Gazetarja: Të thanë çfarë ka ndodhur?

Babai: Jo s’më dhanë asnjë përgjigje.

Gazetarja: Ku ishte Laerti?

Babai: Në rrugë të zotit ka qenë o motra ime. Nuk ka qenë asnjë person i rrezikshëm për ta trajtuar në ato lloj formash.

Gazetarja: A ka pasur djali yt probleme shëndetësore?

Babai: Jo asgjë. Djali ka qenë 2 metra si luan.



5 Comments

    1. KJO NGJAN SHUME ME ATE QE NDODHI NE IRAN POR KETU NUK ESHTE CIA DHE MOSSADI QE TI JAPIN JEHONE NDERKOMBETARE ME BBC CNN ETJ

  1. Nuk e di ça ndryshimi ka policia e moralit iranian me policine e bandave te droges ketu ne tiran .
    Vrasje ande vrasje kendej . manipulim provash andej manipulim provash kendej , Diktature e moralit andej diktature e hajnave kendej . Derisa do lejosh te trajtohesh si i huaj ne token tende o popull?????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *