• |
ide | kryesore

2 fotot e fshira në celular zbuluan bazën e armatimeve në Elbasan

Arkiva, Lajme, Të fundit
armatimeve



Ishte arrestimi i Xhafer Deliut nga policia e Elbasanit në 8 tetor 2022 që ka sjellë zbulimin e arsenali të armatimeve banesën e Luis Gaxhit dhe Rigers Spahiut. Ky i fundit është vëllai i Ardian Spahiut, i ekzekutuar kohë më parë në Belgjikë.

Xhafer Deliu, duhet të qëndronte në arrest shtëpie, por në momentin e arrestimit ai shpërndante kokainë në disa zona të Elbasanit. Me shpresën e gjetjes të listës së klientëve, policia ka verifikuar telefonin e Xhafer Deliut.

Sipas asaj që raporton Ora News, në rubrikën “Delete” të fotove të fshira, janë gjetur dhjetëra fotografi mes të cilave dy foto të Elton Kilës (Otit) dhe Abedin Mamës ose siç njehet në Elbasan si “Dine Çami”. Të dy këta personazhe dalin në dëshminë e bashkëpuntorëve të SPAK Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës. Këta individë monitoroheshin për tu ekzekutuar nga grupi i Dumanit që financohej nga Erjon Alibej dhe Ardjan Spahiu.

Deliu, është marrë në pyetje për prezencën e dy fotove në telefonin e tij. Ai ka treguar se “Otin” e ka të njohur dhe foton ia ka dërguar vetë ai. Ndërsa për prezencën e fotos së “Dine Çamit” mësohet të ketë pohuar se dikush tjetër mund t’ja ketë dërguar, por nuk e kujtonte.

Për prezencën e fotove në telefon është marrë në pyetje Elton Kila. Ai ka shpjeguar në polici se Xhafer Deliun nuk e ka njohur asnjëherë. Madje as numër telefoni nuk i ka pasur. Normalisht nuk i ka dërguar asnjë foto të tij.

Nisur nga kjo dëshmi, policia e Elbasanit, ka ngritur dyshime të forta se Xhafer Deliu, gjatë muajve shkurt – mars 2022, ka shërbyer si një nga informatorët e Nuredin Dumanit, për lëvizjet e Otit të Elbasanit. Këto dyshime të forta janë ngritur jo vetëm nga fakti i gjetjes së fotove në telefon, por edhe për shkak se Deliu rezulton të jetë kushëri i Erjon Alibejt.

LEXO EDHE: 2 personat e arrestuar në Elbasan do eliminonin një biznesmen

Nga ana tjetër dyshimet për një informator të mundshëm të Deliut, janë shtuar edhe për faktin se Nuredin Dumani, në dëshminë e tij tregon se: “…një informator i imi në Elbasan kishte zbuluar bazën ku fshihej Talo Çela dhe njeriu që e furnizonte me ushqime ishte “Oti i Elbasanit…”.

Duke ndjekur këto dyshime të forta për një grup të mundshëm vrasësish me pagesë, policia e Elbasanit ka filluar të kryejë mbledhje informacioni të njerëzve të rrethit shoqëror të Xhafer Deliut. Në përgjime parandaluese dhe ndjekje operative, janë pikasur Rigers Spahiu dhe Luis Gaxhi. Ky i fundit me profesion elektroaut.

Është marrë informacioni se këta persona bisedonin për lëvizjen e disa sendeve nga njëra bazë në tjetrën. Policia ka ndërhyrë me kontrollin e një banese në lagjen “Gurabardh” të Elbasanit. Pikërisht në këtë banesë është gjetur një arsenal i tërë me armë, si automatikë, pistoleta, silenciatorë dhe mina C4.

Pas zbulimit të bazës, (19 tetor 2022) policia arrestoi Luis Gaxhin dhe Rigers Spahiun. Ky i fundit akuzohet për përkrahje të Luis Gaxhit dhe Kryerjen e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Ndërsa Luis Gaxhi për “Mbajtje pa lejë të armëve dhe municioneve”. /Rtv Ora



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *