• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Si u ndoq dhe u ndalua nga policia Lear Kurti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
lear kurti



Lear Kurti u pikas në rrugë nga policia ndërsa fliste në telefon. Më pas kamerat e policisë e kanë fiksuar duke vrapuar i ndjekur nga policia. Këto janë ajo çka duket nga pamjet e minutave të fundit të jetës së 32-vjeçarit. Ai u fiksua në rrugën “Riza Çuka” ku policia e pikasi 32-vjeçarin mesnatën e 19 tetorit.

Siç shihet në pamjet e shfaqura nga emisioni “Review” në “Euronews Albania” policia ka qenë duke patrulluar. Më pas shfaqet Kurti, i cili po kalonte në rrugë me telefon në dorë që siç duket po fliste me dikë.

Pastaj duken pamjet kur dy policë e ndjekin me vrap 32-vjeçarin. Makina e policisë vjen pas tyre. Ata e kanë ndjekur për 200 metra, deri në momentin që e kanë neutralizuar në rrugën e “Don Bosko”. Kurti më pas është transportuar për në komisariatin nr.3. Aty ka shfaqur probleme shëndetësore. Sipas informacioneve, i riu ka mbërritur pa shenja jete në spitalin e Traumës.

Këto pamje rrëzojnë deklaratën e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore që deklaroi më 20 tetor se punonjësit e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, gjatë patrullimit në Rr. “Riza Çuka” në zonën e Laprakës kanë konstatuar 32-vjeçarin duke qëndruar përpara një biznesi privat, për të cilin kushtet dhe rrethanat diktonin nevojën e një verifikimi.

LEXO EDHE: Kurti vdiq në duart e policisë, sa qëndrojnë alibitë

“Në momentin kur punonjësit e Policisë, i kanë kërkuar dokumentin e identifikimit, ai është larguar me vrap. Pasi ka vrapuar për rreth 200 metra, i ndjekur nga patrulla e Policisë, mes rrugicave midis rrugës “Riza Çuka” dhe “Don Bosko”, ai është kapur dhe ndaluar nga punonjësit e Policisë, vend në të cilin kanë qëndruar 7 minuta.

Në vijim, pasi është qetësuar, shteasi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 ku ka shfaqur probleme shëndetësore gjë e cila ka diktuar dërgimin në Spitalin e Traumës, ku është konstatuar humbja e jetës”, – thotë AMP. Ajo këmbëngul se Lear Kurti ka ndërruar jetë në spital, ndonëse burime nga Trauma kanë deklaruar se ai ka shkuar atje i vdekur.

Po kështu sipas grupit hetimor nuk janë konstatuar dëmtime, apo shenja dhune. Nga veprimet hetimore të kryera, është dokumentuar i gjithë itenerari dhe veprimet e punonjësve të Policisë nga momenti kur shtetasit i kërkohet të identifikohet deri në shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të policisë Nr 3.

LEXO EDHE: “E kanë mbytur”/ Babai i viktimës: Djali nuk kishte probleme shëndetësore

Ky itenerar pasqyrohet në pamjet filmike të administruara nga 5 kamera të vendeve të ndryshme, deklarimet e personave të pranishëm, mes tyre dhe dy shtetas shokë të viktimës, si dhe nga deklarimet e punonjësve të Policisë.

“Nga veprimet hetimore në vazhdim janë dhe këqyrja e kufomës në prani të stafit mjeko-ligjor, nga e cila nuk rezulton që në trupin e viktimës të ketë dëmtime apo shenja dhune. Në kyçe konstatohen shenjat e krijuara në momentin e prangosjes”- deklaroi AMP.

Mbrëmë dolën edhe pamjet e momentit kur tre efektivët shoqërojnë të riun, e kapur në trotuar. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, Lear Kurti ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pa ndjenja. Efektivët mundohen ta ngrenë nga toka. Në vend të lajmërojnë ambulancën, apo ta dërgonin menjëherë në spital ku mund të ishte shpëtuar, efektivët e kanë çuar të riun në komisariat.

Më vonë kreu i PD-së Sali Berisa ka ndarë momentin kur policia ka neutralizuar Kurtin. ky i fundit duket pa ndjenja. në kyçin e dorës së majtë janë prangat e policisë, e cila akuzohet për dhunë.



15 Comments

    1. I qifsha rracen .

      Shteti rilindjes se karit. Policia qe duam..

      Popull kurve rri si mut deri sa ti marrin shpirtin apo ti vrasin si kete oreziun

      Cohuni mer ju qifsha robt se ju ka vene ne rradh , e ju rrini mu si mut

  1. Saliu i bie te lavderoje po keto police kur te marri pushtetin apo do i sjelli indian???
    Eshte turp kjo qe po ben Saliu edhe sikur me dashje te ishte vrasja.

      1. Eshte nje nga 115 emrat e bodrumit te fuges dhe lali erit. Do dali me emra sa te duash poshte. Jane me udhezim. Komentojne vetem ne artikuj apo raste te caktuara. Jane trollsat e soros putinit.

    1. o nik shkerdhata

      policet duhet te zbatojne rregulloren
      edhe per policin kjo eshte me DASHJE
      SIKUR ESHTE ME DASHJE PER MJEKUN QE NGATERRON RADHEN E GJERAVE

  2. Sic shikohet qarte nga videoja e e mesiperme djali ka qene pa ndjenja ne momentin qe polici
    mundohet ta ngreje nga toka. Nuk po hyjme ne hamendsime per shkaqet e kesaj gjendje
    shendetesore te te riut por nje fakt i thjeshte dhe i padiskutueshem i ben plotesisht fajtore
    policet e patrulles dhe eproret e tyre qe mundohen te dizinformojne opinionin publik mbi
    rrethanat e ngjarjes sepse vendi ku eshte filmuar djali pa ndjenja ne duart e policise nuk
    eshte me larg se 20 metra nga hyrja e Spitalit te Traumes (ish Spitali ushtarak).
    Natyshem lind pyetja pse nuk e cuan direkt ne spital e ti shpetonin jeten te riut te pafajshem
    por e telendisen pa ndjenja ne rajonin e policise e cuan pastaj te vdekur ne spital.
    Perse u duhej qe te fitonin kohe e te konsultoheshim me eproret per te sajuar alibine duke
    sakrifikuar jeten e te riut.
    Vetem nje presion i forte nga ana e publikut qe duhet te shikoje tek ky i ri femijen e vet mund
    te beje qe te zbardhet e verteta. Zbardhja e se vertetes dhe denimi i fajtoreve nuk eshte balte
    mbi gjithe trupen e policise sic mundohen ta paraqesin rilindasit, por pastrim i saje nga persona
    te papergjegjshem e te pandergjegjshem apo ne rastin me te mire te papregatitur per situata te
    tilla.

  3. po keta shkerdhata police sikur po ngrene nje thes me mielll

    PO ESHTE NJERI O SHKERDHATA POLICE

  4. Qeveri hajdute e polici kriminele, bejne te fortin me njerezit e thjeshte ndersa gansterin Martinaj e shoqeronin me roje.

    Plehra ju bofshin leket ilace per kalamajte.

    Ardi veliu kriminele me i madh i policise shtet.

  5. Te gjithe ne shesh . Ku eshte rinia ? Ku jane Shqiptaret ?
    Ku jane nenat , baballaret , motrat dhe vellezerit ?
    Veproni sot se neser do jete nje nga ju viktima e radhes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *