• |
ide | kryesore

Rusia e pafuqishme ndaj sulmeve ukrainase, ndryshon taktikë

-Instant, Arkiva, Planet
Rusia, raporti



Rusia po përpiqet të ndërpresë telekomunikimet në Kherson në mënyrë që të ndalojë personat brenda qytetit të dërgojnë informacion tek forcat e armatosura ukrainase, ka thënë qeveria e Ukrainës.

Kjo lëyivje e rusëve vjen në mes të tërheqjes së trupave nga perëndimi i rajonit Kherson. Kjo, pasi pritet një kundërofensivë nga Ukraina për të rimarrë qytetin.

Sipas një raporti të Qendrës për Rezistencën Kombëtare të drejtuar nga qeveria, Rusia ka filluar çmontimin e pajisjeve të komunikimit në qendrën televizive lokale.

“Në të ardhmen, rusët planifikojnë të largohen plotësisht nga qyteti. Të largohen duke shkatërruar komunikimin, televizionin dhe transmetimin në radio”, raportuan ata.

Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës ka një panoramë krejtësisht ndryshe sot me ç’e ka pasur disa muaj më parë. Një Ukrainë që është e lodhur nga lufta dhe e rrënuar nga ana infrastrukturore që po gjen forcat të sulmojë forcat ruse. Nga ana tjetër, trupat ruse prej dy muajsh nuk po shënojnë asnjë rezultat. E kundërta ka ndodhur në fakt. Ata kanë humbur territor nga sulmet e forcave ukrainase. Ky është një trend që nuk pritet të ndalë. Kjo është edhe arsyeja pse perëndimi ka ngritur frikën se Vladimir Putin, për të ndaluar humbjen e territorit të pushtuar ukrainas, do të shkojë në ekstrem duke përdorur një armë bërthamore. ©Lapsi.al

Lexo më tej: 34 milionë viktima në 5 orë/ Ç’ndodh nëse Putin nis luftën bërthamore 

Lexo më tej: VIDEO/ Kremlini nxjerr pamjet e Putin që qëllon me snajper 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *