Televizioni shtetëror rus publikoi pamje të Vladimir Putinin duke qëlluar me snajper. Pamjet vijnë nga rajoni Ryazan, në juglindje të Moskës. I pranishëm ishte edhe ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu. I veshur me mbrojtëse për veshët dhe syze sigurie, Putin u shtri nën një rrjetë dhe qëlloi disa herë me një snajperi rus SVD.
Kremlini nuk sqaroi nëse ai goditi apo jo objektivat, të cilat ishin gati 1 mijë metra larg. Në vizitën e Putin u shfaq edhe një oficer me uniformë që mbante atë që njihet si “çanta që përmban kodet sulmit bërthamor”.
Putin u filmua duke folur me oficerët. Shtrëngoi duart me ta dhe u uroi atyre “fat të mbarë”. “Komandanti i përgjithshëm vëzhgoi ushtrimet praktike duke përfshirë stërvitje me zjarr, trajnime inxhinierike dhe mjekësore” – raportuan agjencitë shtetërore ruse të lajmeve. Kampi shërben për rusët e sapomobilizuar për luftën në Ukrainë.
LEXO EDHE: ANALIZA/ 6 muaj luftë e përgjakshme: Ç’kërkon më Putin në Ukrainë
Një tjetër person mban një çantë të ndryshme dhe që mund të ketë mbajtur pajisje mjekësore të gatshme në rast ndihme për 70-vjeçarin rus. Ka pretendime se Putini vuan nga disa lloje kanceri, sëmundja e hershme e Parkinsonit dhe një çrregullim skizoafektiv. Kremlini mohon se ai ka probleme shëndetësore.
Me videon e publikuar duket se kishte për qëllim të tregojë imazhin maço të Putinit. Ai dëgjohet duke pyetur njerëzit e mobilizuar: “Sa kohë keni qenë këtu?” një person i përgjigjet “që nga 7 tetori”. Putin pyet: “A ndiheni të sigurt…a po kthehen aftësitë tuaja?” Një rekrut i quajtur Ruslan përgjigjet: “Po, zotëri”.
Shfaqja e ministrit Shoigu në krah të tij është edhe një mesazh se ai mbetet tek të besuarit e tij. I përballur me një seri humbjesh në luftë, Putin shpalli muajin e kaluar një ‘mobilizim të pjesshëm’ për të thirrur qindra mijëra trupa shtesë. Qindra mijëra rusë të tjerë kanë ikur jashtë vendit për t’i shpëtuar thirrjes. Më shumë se 200 mijë njerëz janë rekrutuar që kur Putin njoftoi nisjen e mobilizimit. ©LAPSI.al
na plasi kari
Po qe kaq i afte le tja fusi ne lule te ballit keti palloshit tone se ja dime per nder
Putinit vetem Namut kaka i vjen hakut
Imagjinoj Joe Kokepatate Bidenin duke « gjujt ne snajper » noj akullore me llapë😀😀😀
Joke Haleja i po gjuajti me snajper o Boss do behet si Xha Beqo ke filmi “Kapedani” qe theu xhamat e teto Sotirices
Është sozia e putanës, nuk ia mba të hyjë mes armëve në këtë situatë.
Ky esht ai qe po vdiste nga kanceri para 6 muajve dhe dridhej para kamerave duke dhene shpirt.
Ju hemgert mortja akoma se keni kuptu qe ju kan shujt me rrena ka 2 vjet.
Meqe e konsidero si putane shko e mere per nje qirje se bo vaki ta le.