• |
ide | kryesore

Rama dhe Berisha dy strategji të ndryshme para fushatës

-Instant, Kryesore, Lajme



Me afrimin e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale krerët e dy partive të mëdha kanë intensifikuar kontaktet me militantët, njerëzit dhe grupet e interesit. Rama dhe Berisha i kanë shpeshtuar zbritjet në terren për të qenë më pranë votuesve, por në sjelljen e tyre ka një ndryshim të madh.

Lapsi.al ndoqi sot takimin e Berishës me studentët. Pasi i dëgjoi për pothuajse një orë vërejtjet, sygjerimet apo shqetësimet e tyre, lideri demokrat mori fajlën dhe u dha atyre përgjigje një e nga një. Nuk ka dyshim se në takimin e PD-së të ftuarit nuk qenë të rastësishëm, por kryesisht militantë të filtruar më parë nga forumi rinor. Por ajo që bie në sy, ndonëse dialogu është i organizuar mes të ngjashmëve, është fakti se Berisha do të japë imazhin se qëndron në rolin e atij që kërkon të dëgjojë.

Ndërsa rivali i tij kryeministri Rama, megjithëse prej 9 vitesh në pushtet, duket se është vënë në rolin e atij që ka nevojë të bindë, prandaj flet gjatë dhe papushim, pa dëgjuar askënd. Lapsi.al pa të plotë një takim të kryeministrit në Kafaraj të Fierit dy ditë më parë (video poshtë).

Aty njerëzve u foli fillimisht Taulant Balla, pastaj kryebashkikau i Fierit, Subashi dhe më pas ministrja e Bujqësisë, Krifca. Pasi e gjithë kjo paradë zgjati për 25 minuta foli për 35 të tilla edhe vetë kryeministri.

Fjalimeve të gjata, në Gjirokastër, Rama u shtoi edhe notat e një “One man Show”, kur filloi të bëjë batuta me kurnacllëkun e gjirokastritëve, kur tentoi të tregojë barcaleta, se ata kanë frikë që po mbyllën frigoriferin nuk u fiket drita, duke e lidhur këtë me faktin se si duhet kursyer energjia.

Edhe në takimin me rektorët, pas protestës së pedagogëve, kryeministri foli një orë dhe pranoi vetëm 3 ndërhyrje njërës prej të cilave iu përgjigj me shpoti dhe pelivanllëqe.

Lexo me tej:

Video/ Rama me rektorët, si takimi i Ramiz Alisë me intelektualët

Nga mënyra se si ka nisur kjo para fushatë duket se Berisha dhe Rama kanë zgjedhur strategji të ndryshme. I pari po kërkon të luajë rolin e atij që do të dëgjojë shqetësimet e njerëzve për të reaguar, duke i dhenë prioritet sallave para liderit. Ndërsa Rama po kërkon të përforcojë imazhin e liderit që turmën e ka në funksion të tij, por që edhe po s’e pati kërkon ta joshë me gallatë dhe batuta.

Ndonëse sjellja e Berishës është më politikisht korrekte dhe më respektuese karshi publikut, në krahasim mes të dyve, ajo e Ramës është më e sinqertë, sepse të dy krerët e pative të mëdha, në fakt, janë njerëz që dëgjojnë pak dhe vendosin përgjithësisht vetë. 

©Lapsi.al

 

    



10 Comments

  1. Jam i sinqerte me ty, sme ha palla fare per ty

    Perfundim i dobet lapsi.

    Doktori eshte nivel.tjeter nuk bie ne batakun e rames. Doktori eshte intelektual i mirefillte ne thelb ndersa rama nje karagjoz pervers me pushtet te pakufishem.

    Doktori po kerkon tja ngreje nje opozite qe ne find te dites sjell vetem te mira per te gjithe shqiptaret,
    Si esnaf i vjeer qe eshte i di mire lojen e rames. Mbase dhe nuk ia del , por , le te dale nisma thurrje apo shoqeria civile ne xhepin e vogel te rames qe te fitoje zgjedhjet lokale ndaj rames

    Me pelqeu blerja e re mesila doda tha partia came do dale me kandidatet e saj. Nderkohe gjtihte camet jane me pd, mesila eshte came nga burri qe merr rogen ne rtsh enkel demi.

    Vend i vogel dhe i keq nuk ka vend per shume mashtrim se del sheshit

  2. “Të korruptuarit s’kanë vend në parti”/ Gjermanët e CDU në Tiranë, mesazh për Berishën: Nuk mjafton të thuhet, “përgjegjësia është individuale”Doktori spiuni PPSH eshte intelektual kriminel i mirefillt

  3. “Berisha do të jetë shefi i të gjithë opozitës” – Dashamir Shehi: Kemi nevojë për emra të rinj, jo për një njeri që ka halle të mëdha

    1. Po mire mo le te fitoje Rama po mileti ipse vetem po ik nga vendi a e keni nje pergjigje apo fajin e ka Saliu akoma pas 10 vjetesh? Po qe se Ky milet do vazhdoje te votoje keta qe po i nxjerin edhe themelet mire tu behet.Cdo popull ka per qeverisje ate qe meriton.Nuk po vuajne anglezet qe i ndrojne kryeministrat ne me pak se dy muaj e ne nuk jemi me te zgjuar se ata qe po i votojme me shume se tre mandate

  4. Berisha fitues…. 😄😄😄😄😄
    E doni qe sot rezultatin e zgjedhjeve vendore.
    PS 46 bashki.
    15 opozita e fuqishme😁😁😁
    Do qeshin edhe milingonat.

  5. Avokatja e popullit: Nuk ka pasur tentativë nga policia për të fshehur ngjarjen e Lear Kurtit,avokatja e familjes salih karaxhic berisha,tani leoijani mire bythen spiunit salih metaj o shpellkare

  6. Pollo dhe Tritan Shehu kërkuan dosjen e Berishës: Por ia mbathën kur dëgjuan pseudonimet ‘trëndafili’ dhe ‘sqepari’Media e “pavarur Lapsi”as nje shkrim per spiunet qe po dalin keto dite dhe si i ka shantazhuar salihu ne 30 vjet,por kur merr para te pista kjo do te ndodhe,bravo lapsi

  7. Berisha iu bën thirrje shqiptarëve të dalin në protestë kundër varfërisë, nusja e tij Armina, bashkë me të birin, shkojnë për pushime në ishullin e pasanikëve, Mykonos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *