• |
ide | kryesore

Viktima e mbështjellë me batanije/ Fqinjët flasim për grindjet e shpeshta mes shqiptarit dhe rumunes

-Instant, Lajme, Të fundit



35-vjeçarja Alexandra Elena Mocanu është gjetur e pajetë në apartamentin e saj në Bolzano. E reja me orgjinë rumune është zbuluar nga karabinierët ditën e djeshme. Trupi i saj pa jetë ishte i mbështjellë me një batanije kur u evdentua.

Të gjitha dyshimet mbi vrasjen e saj targetojnë bashkëshortin, emigrantin shqiptar 42-vjeçar Avni Meçe. Menjëherë pas ngjarjes autoritetet italiane janë vënë në kërkim të tij. Hera e fundit që ai është bërë i gjallë ishte me vëllain e tij. Ka qenë pikërisht ky i fundit që ka njoftuar policinë pasi në telefon Meçe i kishte thënë se kishte bërë diçka të keqe dhe duhet të arratisej. Pasi vëllai i bashkëshortit njoftoi autoritetet, ata kanë shpërthyer derën dhe kanë gjetur viktimën Mocanu.

Mediet vendase raportojnë se fqinjët kanë konfirmuar se çifti diskutonte shpesh. Konfliktet mes tyre kishin nisur kohët e fundit.

 

 



3 Comments

  1. Without Conscience: The Disturbing World of the Psychopaths Among Us
    by Robert D. Hare

  2. Është administruar akti i ekspertimit kimik i kryer nga një grup prej 5 (pesë) ekspertësh, nga i cili ka rezultuar se në mbetjet e qeses së gjetura në stomakun e viktimës gjatë kryerjes së autopsisë, ka prani të lëndës narkotike kokainë”, Ja dhe nje shpellkar si keto qe komentojne ketu te lapsi qe i lepijne bythen salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *