• |
ide | kryesore

Avokati e bindi të dorëzohej shqiptarin që i mori jetën rumunes

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shqiptari 27-vjeçar Avni Meçja ka rrëfyer para hetuesve italianë si i mori jetën bashkëshortes së tij rumune. 35-vjeçarja Alexandra Elena Mocanu u gjet e pajetë në banesën e çiftit të dielën. Sipas asaj që ka deklaruar për mediat italiane avokati i tij, Massimo Dal Ben, shqiptari ka treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes së tmerrshme.

Meçja shpjegoi se vrau bashkëjetuesen e tij duke e goditur me çekiç muratorësh, të cilin e mbante në shtëpi në një kuti veglash. Ky version është vërtetuar edhe nga autopsia e kryer. Viktima ishte nënë e një fëmije 9-vjeçar nga një martesë e mëparshme. Fëmija mësohet se jetonte me gjyshërit e tij.

Meçja është lënë në burg nga gjykata. Ai rrezikon të përballet me burgim të përjetshëm. Dy vite më parë 27-vjeçari u dënua, me 3 vjet e 4 muaj burgim për dhunë seksuale dhe keqtrajtim ndaj Aleksandrës gjatë kohës kur jetonin në Verona. Pas këtij dënimi ai shkoi për të jetuar në Bolzano, sepse dënimi përfshinte që ai ndalohej t’i afrohej bashkëjetueses së tij.

“I dyshuari ka bërë një rrëfim, jo vetëm për dinamikën por edhe për të rindërtuar në detaje marrëdhënien sentimentale mes tij dhe viktimës. Ishte një marrëdhënie dashurie shumë komplekse. E karakterizuar edhe nga xhelozia dhe frika” – tha avokati.

Një marrëdhënie të karakterizuar nga zënka të përditshme e raportojnë edhe fqinjët e çiftit. Ata jetonin në një apartament në katin e pestë të godinës. E njëjta shtëpi ku Alexandra kishte shkuar të jetonte pranë partnerit të saj, por që u kthye në një kurth vdekjeje për të.

LEXO EDHE: Rrëfehet shqiptari që i mori jetën gruas së tij rumune në Itali

Pas krimit të kryer mbrëmjen e së shtunës, Avni Mecja ishte larguar menjëherë nga shtëpia. Ai ka hedhur armën e vrasjes në plehra. Çekani ende nuk është gjetur nga hetuesit. Me vete ka marrë edhe telefonin e viktimës. Më pas ai është larguar me makinën e viktimës dhe është arratisur në Shqipëri.

Mëngjesin e së dielës, nga aeroporti i Trevisos ai ka udhëtuar për në Tiranë, ku ende jetojnë disa të afërm. Prindërit e 27-vjeçartit, vëllai dhe motra e tij jetojnë në një qytet në provincën e Veronës. Familjarët e tij i kishin kërkuar që të dorëzohej.

“Të hënën në mëngjes në 8, ai më telefonoi, duke shpjeguar se çfarë kishte ndodhur. Deri në atë moment nuk dija asgjë për të. I thashë të kthehej menjëherë në Itali dhe të dorëzohej, sepse me arratisjen e tij vetëm sa do ta përkeqësonte situatën. Ai më dëgjoi dhe mori fluturimin e parë të kthimit për në Itali.

Me një avion u ul në Verona në orën 16.30. Njoftova menjëherë policinë. Nga Bolzano në aeroportin Catullo mbërritën agjentët, të cilët morën Meçjan dhe e shoqëruan në Prokurori. Rrëfimi u bë në praninë time” – tregoi avokati. ©LAPSI.al 



5 Comments

    1. eshte psikopat

      dhe aq sa ndjen ti per nje kokerr domate
      ndjen psikopati per njeriun

      i sheh njerzit literalisht si objekte

      1. Rrota karit te kishte ardh ne qelbistan e te ishte bere polic.
        Te rrifte njerez nga mengjesi deri ne darke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *