• |
ide | kryesore

Çuçi: Do të rikthehen kamerat e trupit për Policinë e Shtetit

-Instant, Arkiva, Lajme
Çuçi



Kamerat e trupit do të rikthehen për një pjesë të madhe të punonjësve të Policisë së Shtetit. Konfirmimin e ka dhënë Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Deklaratën e bëri teksa po prezantonte në Komisionin për Sigurinë Kombëtare buxhetin e vitit 2023.

“Kamerat e trupit e kanë sistemin e ngritur dhe fondi nuk është shumë i madh. Por tërësisht i përballueshëm brenda buxhetit të vitit 2023. Është në nivelin e 60 milionë lekëve në vit. Një shumë që mund të përballohet nga buxheti i shtetit”. Kështu ka thënë Ministri i Brendshëm.

Në vijim të diskutimit me deputetët, Çuçi ka theksuar ndër të tjera se vitin e ardhshëm investimet në Policinë e Shtetit do të jenë 56% më tepër se viti aktual. Me fokus kryesor teknologjinë, sistemet dixhitale dhe rritjen e sigurisë përballë sulmeve kibernetike. Në total këto investime janë 7.6 herë më tepër. E përllogaritur në vlerë rreth 500 milionë lekë nga buxheti i Ministrisë së Brendshme dhe 278 milionë lekë investime nga AKSHI për llogari të sistemeve të Policisë së Shtetit.

Lexo më tej: Abuzimi me detyrën dhe dhuna ndaj qytetarëve, qeveria rikthen kamerat e trupit për Policinë e Shtetit 

Lexo më tej: 110 milionë lekë për “Jonadën”, strukturën e re policore për bregdetin pas tragjedisë së Himarës



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *