• |
ide | kryesore

Meta “rikthehet plotësisht” tek PD: Nuk jam penduar në 2013-n

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta



I pyetur nëse është penduar që ka prishur marrëveshjen me PD-në në 2013, Ilir Meta tha se marrëveshja u deklarua e mbyllur pas 4 vitesh bashkëqeverisje. Ish-presidenti deklaroi se nuk ka pendesë në këtë drejtim.

“Jeni penduar që në 2013 e prishët marrëveshjen me PD-në?” Kjo ishte pyetja që iu bë nga gazetarët, pasi Meta nënshkroi një marrëveshje që defacto i jep përparësinë totale PD-së në zgjedhjet lokale. Një marrëveshje aspak të ngjashme atë që Monika Kryemadhi bëri me Lulzim Bashën në 2021.

“Lidhur me marrëveshjen e 2013, ish LSI përfshirë dhe Ilir Metën nuk kanë prishur asnjë marrëveshje. Kur erdhi fundi i marrëveshjes, para se të niste fushata, u deklarua një marrëveshje që e kishte mbyllur rolin e saj. Nuk ka ndonjë pendesë në këtë drejtim. Sa i takon të gjitha vendimeve të ish-LSI, të gjitha kanë qenë në interes të integrimit europian të vendit. Pasi qeverisja e Nanos u bë pengesë e integrimit, LSI dha një rol të rëndësishëm në 2005. Berisha firmosi MSA-në që ishte bllokuar dhe sot jemi këtu ku jemi për shkak të pengmarrjes që i ka bërë Rama shtetit. Edhe vendimet e tjera kanë qenë për vullnetin e mirë për të zhbllokuar të tilla situata. Edhe në 2013 marrëveshja me Ramën ka qenë për të votuar 3 ligjet që mbanin peng integrimin. Pasi mendova që në këtë mënyrë kontribuonim për të zhbllokuar këtë proces.” – u shpreh Meta.

Lexo më tej: Zbardhet e gjithë marrëveshja/ 6 pikat që firmosën Berisha e Meta 



13 Comments

  1. u ben bashk prap kto 2 monstrat kriminelat bashk tani te presim se si do perfundojn dhe cfare do bejn kur te munden perseri

  2. Ku rrine dy hajduta bashke,do fillojne do zihen dhe me njeri- tjetrin pak e kane ato bashkepunimin hahahah e dime jemi mesuar tashme

  3. sa e moralshme është për shqiptarët një bashkëpunim i tillë mes jush, për sa kohë Berisha e akuzonte dikur Metën dhe i kujtoi ngjalat kur bashkëpunoi me Edi Ramën, ndërkohë Ilir Meta si kryetar parlamenti i kujtonte Berishës djalin duke thënë se nuk jep dorëheqjen për të?Ky ka 30 vjet qe eshte ne pd i ka sherbyer mire salihut

  4. deri dje nuk lenin gje pa thene kundra njeri tjetrit Ilir Spiuni dhe Salih dordoleci ,sot u bene miq Do ja merrni ne goje socialisteve dhe Edi Rames o bythqir Cepani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *