• |
ide | kryesore

Meta tregon nëse synon kreun e këshillit bashkiak të Tiranës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
keshillit bashkiak



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se nuk ka pasur asnjë propozim në takimin me kryetarin e PD-së, Sali Berisha për kryetar të këshillit bashkiak në Tiranë. Meta tha në emisionin “Opinion” se “superpolitikanin” që deklaroi pas takimit me Berishën, qytetarët do e njohin në zgjedhje. Meta mohoi se kishte propozuar emrin e tij, për drejtimijn e këshillit bashkiak siç u fol në media.

“Çdo lloj manovre anti-ligjore kundër pluralizmit politike nga Edi Rama do të dështojë. Më 6 mars unë kam qenë president dhe nuk jam angazhuar. Pa diskutim do jemi të përgatitur për gjithçka. Besoj se në këto 4 vite të një marrëzie që ka ndodhur. Të gjithë e kanë kuptuar se çfarë mund të bëj “Rilindja” kur ka 100% të pushtetit. Ajo është rehat, por jo populli.

Nuk është bërë një propozim. Është diskutuar për rëndësinë e këshillave bashkiake dhe si pjesë e marrëveshjes të fusim risi të seancave transparente dhe live. Superpolitikanin do e shikoni do të jetë një që do e shikoni. Unë vetë kam plane kombëtare” – tha Meta. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. në një kohë që e gjithë bota është në krah të Shqipërisë në këtë betejë, regjimi iranian ka dy aleatë të fortë në Tiranë. Ilir Meta dhe Sali Berisha janë dy aleatët e regjimit të ajatollahëve të Iranit në Shqipëri, të cilët janë gati t’i vënë zjarrin vendit vetëm për interesin e tyre akut politik. Këtë e tregojnë sa here u jepet mundësia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *