• |
ide | kryesore

I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet 28-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike është arrestuar nga policia e Durrësit.

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë, bazuar në inteligjencën informative, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim F. L., 28 vjeç, banues në Luz, Krujë”, thuhet në njoftimin e bluve.

Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

28-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se është autori i kultivimit të 106 bimëve narkotike kanabis, në fshatin Likmetaj, Ishëm, të cilat janë gjetur gjatë kontrollit nga Policia, në muajin korrik 2020.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *