• |
ide | kryesore

Billie Eilish dhe partneri i saj kritikohen për veshjen e Halloween

-Instant, Paparazzi, Slider



Billie Eilish dhe partneri i saj, Jesse Rutherford janë kritikuar së fundmi pasi u paraqitën të veshur si një fëmijë dhe plak në festën e ‘Halloween’.

Ndërsa disa fansa mbronin ciftin shumica u tmerruan nga kostumet e tyre.”Billie është e rritur mjaftueshëm për të ditur sa e frikshme është kjo ” shkroi një fans.“Nuk mund të besoj se Billie Eilish dhe Xhessi Rutherford nuk u veshën për halloween”, tha një tjetër duke vënë në dukje diferencën 11 vjecare në moshë. Ndjekësit e tjerë  e quajtën Halloween-in e tyre “shumë të çuditshëm” dhe “aq të turpshëm”.

Dyshja ndezi thashethemet për romancë në fillim të këtij muaji. Ata u panë të kapur për dore në Halloween Horror Nights në Los Angeles. Artistët thuhet se kanë qenë miq prej vitesh pasi një llogari e fansave të Rutherford ndau një foto të çiftit duke pozuar së bashku në dhjetor 2017, kur ajo ishte 16 vjeç dhe ai 26.

Billie ka qenë e lidhur me aktorin Matthew Tyler Vorce pasi të dy u panë së bashku në prill 2021. Para asaj romance të përfolur, ajo ishte  me reperin Brandon Quention Adams . Ata qëndruan bashkë për gati një vit dhe i dhanë fund në 2019.

Këngëtarja foli për ndarjen në dokumentarin e saj  Billie Eilish: The World’s a Little Blurry. “Unë thjesht nuk isha e lumtur. Dhe nuk doja të njëjtat gjëra që ai donte. Mendoj se kjo është e drejtë, për të”, u shpreh Eilish atëherë. Sa i përket Jesse, ai ishte në një marrëdhënie me modelen Devon Lee Carlson për gjashtë vjet deri në ndarjen e tyre vitin e kaluar./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *