• |
ide | kryesore

Denoncimi tronditës i gjimnastes Anna Basta: “Më donin më të dobët, mendova vetëvr*sjen”

-Instant, Sport
Basta



Një tjetër rrëfim tronditës vjen nga bota e gjimnastikës artistike. Anna Basta, tha se kishte menduar edhe vetëvra*jen e shtypur nga presioni dhe poshtërimi. Gjimnastja e kombëtares italiane nga 2016 deri në 2020 përpara se të tërhiqej për arsye personale, denoncoi: “Një herë nuk veprova sepse një person hyri në dhomë dhe unë u trondita. Herën e dytë isha në mesin e njerëzve”. Problemi kryesor lidhej me peshën, dhe me nevojën për të mos shtuar peshë, siç ka rrëfyer edhe ish-shoqja Nina Corradini.

Në mesazhet e shkëmbyera me nënën e saj në Ëhatsapp në 2019, del në pah i gjithë dëshpërimi i Basta. Situata lidhej me qëndrimin e atyre që duhet të ishin udhërrëfyesit e saj, më saktë trajneret. Britmat e tyre, si tregon ajo, i jehonin në vesh edhe natën: “E pashë në ëndërr peshoren, një makth” dhe pastaj përsëri: “E di që për dy ditë mund të kthehem në peshën e mëparshme, por nuk duhet të prek ushqimin. Do të thotë që nëse një ditë ha një fetë mish shtesë është fundi”, tha Basta për ‘La Repubblica’.

RRËFIMI I GJIMNASTES

Ish-shoqja e saj Nina, pranoi se kishte përdorur laksativë për të ruajtur peshën e kërkuar. Edhe Basta, e dëshpëruar dhe shpesh në mëshirën e sulmeve të panikut, kërkonte zgjidhje të rrezikshme për organizmin e saj: “Nina përdorte laksativë?. Unë merrja ‘Dieci Erbe’, tableta që të ndihmojnë të shkosh në tualet. Problemi është se i përdora ato jo në mënyrën e duhur.”

Duke lënë pas me shumë vështirësi këtë histori traumatike, ish-gjimnastja po punon fort për të ndihmuar vajzat më të reja të mos bëjnë gabimet e saj: “Sapo fillova të flisja prisha shumë marrëdhënie, pati reagime të këqija. Por unë eci përpara, e bëj për vajzat”. Ish-atletja kërkon t’i shkojë deri në fund: “Me një nutricioniste publikojmë postime për çrregullimet e të ngrënit. Shumë adoleshentë kanë nevojë për të, jo vetëm në botën e gjimnastikës. Rrjetet sociale të çojnë drejt perfeksionizmit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *