• |
ide | kryesore

Di Biagio trajneri i ri i Shqipërisë, ikën Reja: akordi është arritur, në Itali janë të sigurtë

-Instant, F1, Sport
Di Biagio



Një lajm i bujshëm vjen nga Italia. Në kohën kur FSHF e ka mohuar rreth një muaj më parë, tani përtej Adriatikut këmbëngulin se Gigi Di Biagio do të jetë trajneri i ri i Shqipërisë. Trajneri italian ka një ofertë nga Cosenza, por duket se ka bërë një premtim që preferon ta mbajë. Për çfarë bëhet fjalë? Sipas Sportitalia, ish-tekniku i Spal është afër mbylljes së marrëveshjes me Federatën Shqiptare për të marrë pankinën e Edy Reja si trajner i Shqipërisë.

Kontaktet vazhdojnë prej javësh, por tani ka një pikë kthese me marrëveshjen përfundimtare që duket se është gjetur. Në rast se fjalët e ardhura nga ITASporpress.it vërtetohen, ish-trajneri i U21 do të përballej më 16 nëntor në Tiranë me kombëtaren e Roberto Mancinit.

Në këtë pikë, mbetet vetëm të priten zhvillime të mëtejshme dhe komunikimet zyrtar nga personat e përfshirë drejtpërdrejt. Siç u përmend, eksperienca e fundit e Di Biagio në krye të një skuadre ishte ajo te Spal. Eksperiencë e cila përfundoi në vitin 2020. Pas dy vitesh, pra, një fillim i ri i mundshëm për të. Kontrata e Edoardo Reja me kombëtaren kuqezi përfundon pikërisht në nëntor. Palët kanë thënë gjithnjë se do të bëjnë një bilanc pune, por sic duket vendimi është marrë…



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *