• |
ide | kryesore

Mblidhet sërish Bordi qeverisë, rrit çmimin e benzinës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas një situate pezull prej gati tre javësh, Bordi i transparencës është mbledhur për dy ditë radhazi, duke ulur çmimin e naftës dhe duke rritur atë të benzinës. Sipas vendimit të fundit të Bordit, një litër naftë do të tregtohet me 232 lekë, nga 236 lekë që ishte një ditë më par dhe 240 lekë që ishte para se Bordi të bënte dy ndërhyrjet e menjëhershme.

Në të kundërt, tendenca e benzinës ka qenë në rritje. Pas orës 18.00 të ditës së sotme benzina do të shitet me 212 lekë për litër, nga 208 që ishte vendimi i djeshëm.

Në tregjet ndërkombëtare, nafta tregtohet me rreth 94 dollarë për fuçi, në nivelet e shkurtit, përpara se të fillonte shtrenjtimi për shkak të problemeve me furnizim, që u shkaktuan nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.

Në Shqipëri, niveli maksimal i naftës arriti në 265 lekë për litër, ndërsa për periudhën mars- nëntor, karburanti është tregtuar midis 230-240 lekë për litër, që është 20-30% më shtrenjtë se niveli i shkurtit.

SHUMICA
Nafta 220 Lek
Benzina 200 Lek
Gazi 62 Lek

PAKICA
Nafta 232 Lek
Benzina 212 Lek
Gazi 74 Lek
/Monitor

 



2 Comments

  1. Quo Vadis Albania? Sipas gazetareve te Top Channel qe me ne fund ka vendosur te thote te vertetat e fshehura me mjeshteri nga banda plackitese e qeverise, me uljen e $ dhe uljen e cmimit ne bursa te naftes bruto, vlera ne Shqiperi duhet te ishte ulur me 40 Lek per Liter pervecse eshte shume e larte dhe po te ulej dhe me 40 Lek sepse qeveria vjedh! Tashme barren e papergjegjshmerise se KM do e paguaje cdo lloj biznesi pervec miqve te KM qe i kane rregulluar gjerat! Propagande e dhjere e qeverise eshte thjesht gudulisje ne tope .. ju qe e mbeshtesni kete KM, po ju them se po zhvatemi te gjithe, pa perjashtim!

  2. KETA NUK KANE ME TURP . E KANE BOSHATISUR ARKEN E SHTETIT ME VJEDHJE E GRABITJE DHE DUAN TA MBUSHIN NGA XHEPAT TANE . ÇA PRISNI O SHQIPTAR . NESE DURONI DHE I NENSHTROHENI SEKTIT TE HAJDUTEVE SHUME SHPEJT DO TI KEN EDHE NE SHTEPITE TUAJA . NGRIHUNI E SHPORRINI KETA TABORE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *