• |
ide | kryesore

Shehi kthehet i para pas 11 javësh: Egnatia e Duros nuk bën dot surprizën me Tiranën

-Instant, Sport
Shehi



Thonë se nuk ka dy pa tre, por serinë e fitoreve radhazi të Shpëtim Duros, në pankinën e Egnatias, e ndërpreu Tirana. Kampionët në fuqi nuk lejuan një befasi të tretë të rrogozhinasve, duke rrëmbyer një fitore 1-0. Në “Selman Stërmasi” vendosi goli i Patrik në minutën e 52’. Braziliani shënon kështu në të dytën ndeshje radhazi, duke u kthyer funksional në mekanizmat e teknikut Orges Shehi.

Në një ndeshje pa emocione të mëdha, në fraksione loje edhe e mërzitshme, Tirana merr fitoren e tretë në katër daljet e fundit. Bardheblutë e Shehit kanë gjetur ritmin e duhur dhe me pak sforco morën rezultatin në shtëpi. Shehi, pasi e shpalli kampion Tiranën edicionin e kaluar, kthehet në vendin e parë pas 11 javësh. Duke përfituar dhe nga disfata e Partizanit në Laç, bardheblutë ngjiten në krye të Superiores me 21 pikë. Ndërsa Egnatian vazhdon në vendin e 5-ë me 15 pikë.

SHEHI: “JO ÇDO NDESHJE MUND TA FITOSH BINDSHËM”

Tekniku i Tiranës nuk fshihet pas fjalëve, pas fitores së dytë radhazi me Egnatian: “Titujt e shumë që ka ky klub nuk të fut në presion. Ne shpresojmë të vazhdojmë me fitoret. Për presion nuk ndjejmë fare. Ishte ndeshje e vështirë. Jo çdo ndeshje mund ta fitosh bindshëm. Kundërshtari na shkaktoi shumë probleme nga krahët. Ne menduam që ta bënim me 5. Hasani nuk po luante keq, ishte thjeshtë një zgjedhje taktike. Ishte një zgjedhje për të ndërruar ose Hasanin ose Xhixhën, pasi Patrik ishte në një formë të mirë. Xhixha është një lojtar që e nxjerrë golin nga hiçi, kështu prandaj menduam të hiqnim Hasanin”, u shpreh Shehi.

DURO: ” NGA HIÇI I ERDHI GOLI TIRANËS”

Shpëtim Duro nuk i del e keqja për mënyrën si e humbi ndeshjen kundër Tiranës: “Sigurisht është një humbje me kampionen siç është Tirana. Por ua kisha thënë edhe lojtarëve që këtë ndeshje do e vendosë ndonjë episod. Më vjen keq, se deri në fillimin e pjesës së dytë nuk kishte asnjë shans goli, ishin 5 futbollistët tanë, një rast shpërqendrimi që i dha mundësi Tiranës të shënojë. Nuk kishte as mundësi e raste Tirana, nga hiçi i erdhi goli, këtë kisha frikë se këtë ndeshje nëse shënonim mund të fitonim, shënoi Tirana dhe e fitoi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *