• |
ide | kryesore

Shqipëria po zbrazet, Rama justifikon shpopullimin: Edhe në Angli fshatrat po zbrazen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Tropoja qytet prej të cilit ndër vite kanë emigruar shqiptarë të cilët tashmë jetojnë në Lindje të Londrës në zonat Luisham dhe Barking, kryeministri Edi Rama e justifikoi largimin e tyre me një koment të një gazetareje britanike.

“Vetëm vendet diktatoriale vënë në diskutim lirinë e njerëzve për të ikur sapo për të ardhur. Shqiptarët sot, – thoshte, – po bëjnë atë që bota e ka bërë qysh në lindje të saj, po bëjnë atë që ne, kur kemi qenë më pak të pasur se sot, e kemi bërë shumë më tepër se këta në një kohë tjetër dhe po bëjnë atë që sot e bëjnë edhe njerëz të këtij vendi, domethënë të Britanisë, që jetojnë nëpër zona të vështira, se ka dhe atje zona të vështira, dhe që vijnë në Londër”, tha Rama.

Tek sa kryeministri fliste nga Tropoja, në Shkodër Presidenti Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare, Angelo Massafra, i kërkoi qeverisë të ndalë zbrazjen e Shqipërisë nga të rinjtë. Kryeministri Rama dha këtë koment.

“Është e pamundur dhe nuk është e drejtë që t’i thuhet njerëzve “Rrini këtu, mos ikni se këtu është atdheu e të tjerë”. Njerëzit janë në të drejtën e tyre të marrin vendimet e tyre sepse, shyqyr Zotit, nuk jemi më në bunkerin e komunizmit që na detyronte rrinim brenda dhe nuk na linte as të hapnim dritaren e jo më të hidheshim nga dritarja”, tha Rama. Megjithatë sipas kryeministrit Rama është detyrë e qeverisë mbështetja e të rinjve për mos t’u larguar. “Ne shikojmë fshatrat tonë edhe themi që po ikin të rinjtë, po të shikojmë sa fshatra ka në Angli që ka vetëm të moshuar? Është trend i përgjithshëm. Problemi është që ne këtu të rrisim mundësitë dhe të rrisim të ardhurat, ky është problemi jonë; si të zgjerojmë mundësitë dhe të rrisim të ardhurat dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi, jo gjithçka që duam, shembujt janë shumë të rëndësishëm”, tha Rama.



29 Comments

      1. po nuk eshte dea.eshte thjesht nje kompiuter i instaluar ne surrel,ne shtepine e karit,qe i ben lavde ne automatik.te gjitha komentet pro psikopatit jane nga kompiuteri.kete gomar,edhe brrace nuk e voton me.

  1. Po or zoteri po, por asnje qeveri ne bote nuk punon me nje strategji per te larguar te rinjet e per

    te shpopulluar vendin e vet sidomos per te papreferuarit e regjimit sic ben zotrrote.

    1. Or zoteri, te papreferuarit e regjimit qe i bie te jene te preferuarit e regjimit te meparshem thjesht mbeten pa mbeshtetjen qe kishte per militantet e vete ai regjim: pra pa paret e zgrapme neper tendera, pa punet ku as paraqiteshin, pa abuzimet… Edhe normal qe iken.

      Kaq e thjeshte.

  2. Besoj se edhe patronazhistat ne faqe bien dakort me mua që, dy nga faktorët kryesor që njerëzit zgjedhin të largohen, janë; vrasja e shpresës dhe papunësia. Nqse ti jeton nen presionin e politikave te gabuara ne cdo akt qe ndermerr ty te vritet shpresa, plus puna ne Shqiperi (nqse ka) eshte ende ne nivel pagash mediokre qe nuk i pergjigjen aspak inflacionit 36 % dhe e vetmja mundesi eshte ose te hysh cdo muaj borxh ose te ikesh! Me nje ministre ekonomie/financash ish arketare bankash qe pi droge, me nje guvernator banke qe ben raporte ekonomike te mira qe qeveria te marri borxhe e me cdo hallke pushteti ne hardallosje maksimale korrupsioni, ky vend i mjeruar po vuan pasoja te renda qe jane me te hidhura se shpopullimi. Ju patronazhista jeni te shfrytezuar njesoj si i gjithe populli, shtresa e mesme dhe e vogel e shoqerise do i vuaje pasojat jo KM psikopat, jo ministrat dhe oligarket! Jemi shume vone, e keqja po perparon cdo dite e me shume, ky vend po shkon drejt katastrofes me fatale! Ngrihuni ne protesta njerez, kaq..

  3. Jo vetem qe i ka hap plage te thella ketij populli,po rri e rri dhe i gervish plaget qe ti ndijme mire.
    Por disave,u pelqen kjo gje,jane mesuar te dhunohen dhe jane edhe falenderues ndaj dhunuesit.

  4. Lajme te gjitha tendencioze, te gjitha lajmet e fundit ndaj kryeministrit dhe qeverise edhe kur behet dicka ashtu sic duhet, mos jeni edhe ju te zhytur ne thesin e Rublave.

  5. Ne shqiperi shumica po kthehen neper fshatera sepse po e kuptojne qe eshte nje mundesi per zhvillim biznesi , bujtina e restorante.

  6. As Zoti nuk i kenaq te gjithe, por Rama meriton respekt sepse nuk ka lene asnje te PS-se pa pune

    ne administrate , ne ndermarrjet publike, apo patronazhista. Dhe jo vetem kaq por u ka lene dore te lire

    te marrin rushfete te majme per sherbimet publike. Tani ky po zbon kundershtaret qe Shqiperia tu mbetet

    socialisteve. Cka ketu per tu habitur. Lufta per zoterimin e territorit ka shoqeruar njerzimin qe ne

    zanafillen e tij dhe do ta shoqeroj sa te jete jeta. A nuk jane bere te gjitha lufterat per kete gje, a nuk

    po behet edhe lufta ne ukrahine po per kete ? I forti mund te dobtin, ky eshte ligji i historise, dhe

    socialistet ka rezultuar me te forte. Hallall,

    1. Dhe kjo te duket normale? Duhet te kesh nje mendje te semure qe te relativizosh kaq lehtesisht kete politike te ndyre te Rames ose s ´ke gjak ne vena dhe s ´te bejne pershtypje padrejtesite.

      Te njejten gje bene edhe paraardhesit ideologjike te naltgjatesise, kriminelet komuniste ne ´45 dhe pastaj nje diktature 50 vjecare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *