• |
ide | kryesore

U kap duke vënë baste sportive me celular, vihet në pranga 42-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



U kap në flagrancë, në lokal, duke vënë baste sportive, me celular, vihet në pranga 42-vjeçari (pronari i lokalit).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative, kanë vijuar kontrollet në lokale dhe në ambiente të tjera, ku dyshohet se organizohen në kundërshtim me ligjin, lojëra fati. Si rezultat, u godit një rast tjetër i kësaj veprimtarie dhe u arrestua shtetasi:

-S. Xh., 42 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lokalin në pronësi të tij, duke vënë baste sportive, përmes aparatit celular që iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *