• |
ide | kryesore

Tjetër aksident nga moti i keq, makina del nga rruga në Kapshticë, dy të plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
aksident-naten



Një aksident automobilistik raportohet të ketë ndodhur në afërsi të pikës kufitare të Kapshticës.

Sipas burimeve, raportohet se një mjet ka dalë nga rruga, ku dyshohet për shkak të lagështirës pas reshjeve të shiut.

Gjithashtu bëhet me dije se si pasojë e aksidentit dy persona që ndodheshin në mjet kanë mbëtur të lënduar lehtë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Nërkohë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *