• |
ide | kryesore

Vijojnë aksidentet/ Makina kthehet përmbys, plagosen 2 shoferët dhe 1 pasagjer

Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Lalarit në aksin Fier-Mallakastër. Ngjarja është shënuar mëngjesin e sotëm. Mësohet se dy automjete, të dyja të tipit “Mercedes Benz” janë përplasur kokë më kokë me njëra tjetrën. Si rrjedhojë 3 persona janë plagosur. Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur mjekë të urgjencës si dhe uniformat blu.
Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin mund të ketë qenë lagështia më rrugë për shkak edhe të reshjeve.

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. R., 45 vjeç, banues në Kuçovë, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin K. K., 37 vjeç, banues në Patos.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri, shtetasi L. S., 65 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *