• |
ide | kryesore

Ngujoi familjen për 6 vite me dhunë, ky është radikalisti (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një histori e denjë për filmat thriller ajo që ka ndodhur në Tiranë, pranë bregut të Lumit, ku një grua bashkë me dy djemtë e saj ka qëndruar e ngujuar për 6 vite në banesë për shkak të prirjeve radikaliste të kryefamiljarit.

Xherxh (Gjergj) Laçi, 52 vjeç, u arrestua nga policia sot pas denoncimit për kërcënimin, dhunimin dhe ngujimin e bashkëshortes dhe dy djemve 15 dhe 17 vjeç, të cilët nuk i lejonte të dilnin nga shtëpia.

Mesohet se kanë qenë familjarët e gruas që kanë denoncuar në polici 52-vjeçarin duke treguar atë që po ndodhte.

Kur policia ka mbërritur në banesën e familjes Laçi, mësohet se gruaja iu ka kërkuar djemve të largohen pas, e terrorizuar për atë që mund të ndodhte. Më pas ka qenë ajo vetë që iu ka treguar armët e përdorura nga bashkëshorti dhe dhunën e pësuar për vite me radhë. Siç shihet nga fotot e publikuara nga policia, 52-vjeçari përdorte thikat për t’i kërcënuar, teksa i dhunonte gruan dhe djemtë me thupra e rrip për të mos i lejuar të dilnin jashtë.

Ata jetonin në një shtëpi pa energji elektrike, pa ujë të pijshëm dhe pa televizor në kushte të mjerueshme, teksa kryefamiljari që sipas policisë ishte me prirje radikale i kishte izoluar dhe nga drita e diellit, duke i mbyllur dritaret për të mos parë jashtë.



7 Comments

  1. Shikoni si kuis Sali Berisha i lidhur me zinxhir brenda oborrit të SHQUP, pa e përfillur askush, ta kuptoni se kush është balta e vërtetë që duhet t’i heqim Shqipërisë.Nje shpelljar cecen me pak ne kolektivin e shpellkareve qe komentojne ketu

    1. Qartesisht nuk eshte nga keta te rilindjes. Keta mezi presin per orgjira e per te dare grate me te tjeret. Ny qeka psikopat, jo rilindas

  2. dy bashki nuk kanë regjistruar kandidatët, e njerëzit e foltores po e mbulojnë këtë me sebepin e “gjetjes së kandidatëve konsensualë”. Ndërkaq, për Tiranës jo vetëm su gjetën konsensualë, por po bëhet një teatër absurd me emra pranë familjes së Berishës, për tu bërë qoka e qejfin, meqë i kanë mbështetur në ditë të vështira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *