• |
ide | kryesore

Mark Ruffalo, kundër Elon Musk: Hiq dorë nga Twitter

-Instant, Paparazzi, Slider



Mark Ruffalo i ka kërkuar së fundmi Elon Musk që të ndryshojë qasjen e tij ndaj drejtimit të Twitter.

Musk përfundoi blerjen e kompanisë së mediave sociale më 27 tetor. Që nga ajo kohë ka parë trazira në kompani me pushime nga puna dhe propozimin e diskutueshëm të një plani të ri abonimi, në të cilin përdoruesit do të paguajnë për verifikimin.

Në një seri postimesh në Twitter gjatë fundjavës, Ruffalo i shkroi drejtpërdrejt Musk-ut pas një akuze nga Alexandria Ocasio-Cortez se profili i saj ishte mbyllur pasi ajo dënoi planet e tij. “Elon. Largohu nga Twitter. Jepja këtë punë dikujt që e bën më mirë dhe vazhdo me drejtimin e Tesla dhe SpaceX. Ju po shkatërroni besueshmërinë tuaj”, shkroi aktori.

Musk iu përgjigj Rufallo-s, duke shkruar: “Jo gjithçka që thotë AOC është 100 për qind e saktë”. Më pasi ai  u përgjigj “ndoshta po”, duke shtuar se ndryshimet e fundit në Twitter e bëjnë më të vështirë të dallosh nëse diçka është apo jo “e saktë”. Kjo është arsyeja pse të kesh filtra të fortë për dezinformimin dhe përdoruesit e besueshëm të verifikuar ka qenë një veçori e njohur për njerëzit. Por edhe për reklamuesit” tha Mark . “Ne kemi nevojë për ato masa mbrojtëse për t’u siguruar që është informacion i saktë. Në të kundërt platforma humbet besueshmërinë. Njerëzit largohen.”

Sipas planit të verifikimit, kushdo që paguan 8 dollarë në muaj do të jetë në gjendje të blejë shenjën blu pa pasur nevojë të verifikojë që identiteti i tyre përputhet me atë të l;ogarisë.

Javën e kaluar, aktori Rob Kazinsky foli kundër lëvizjes. Aideklaroi se dikush mund të jetë në gjendje të imitojë aktorin  për të ndërvepruar me të mitur përmes platformës. /Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *