• |
ide | kryesore

Berisha: Afera e Portit të Durrësit, 10 herë më e madhe se e Inceneratorëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme në një takim sipërmarrësit, se afera e Portit të Durrësit në vendin tonë mund të jetë 10 herë më e madhe se ajo e Inceneratorëve.

Berisha deklaroi se qeveria bën kontrabandë nafte me cisterna dhe ua shet qytetarëve me çmim më të shtrenjtë.

“Nuk mund të kemi ne qëllim më të madh se suksesin tuaj. Energjia do kthehet në nivelet që ka qenë e 6 lekë kilovati. Kontributet shoqërore do përgjysmohen. Taksa mbi kapitalin nuk do ekzistojë. Tarifat absurde të qeveritarëve vendorë nuk do të mund të jenë kurë këto që janë. Këto janë vetëm disa aspekte por programin për një klimë miqësore ndaj biznesit do ta hartoni ju me ekspertët tanë. Ne jemi para evenimenteve të mëdha dhe një situate kritike. Jemi në përballje me këtë regjim që ka si qëllim largimin masiv të shqiptarëve nga Shqipëria, vjedhjen e tyre dhe varfërimin e tyre.

Kjo qeveri ka shndërruar administratën e vet në një kopsht dhe serë të nxehtë për hajdutët. Kualifikon hajdutë. Por si ndodh kjo. Kur kryeministri vendos të vjedhë me firmë për djegësa që nuk ekzistojnë kund. Kjo e djegësave nuk është afera më e madhe. Një aferë tjetër 10 herë më e madhe se kjo mund të jetë afera e Portit të Durrësit. Një kompani e lidhur me Kalicët e Beogradit. Prandaj nuk zbulohen. Kjo aferë e Durrësit shkon deri në 5 mld euro. Trualli mbi 1 mln euro katrorë. Dubai parajsa e Edi Ramës. Nuk kanë të ndalur këta në vjedhjen e pasurive publike. Çfarë subvencionesh keni marrë ju për çmimin e naftës. Asgjë.

Për energjinë? Asgjë. Ai u rrit për të vjedhur ju. Këtë vit është prodhuar 100% e gjithë energjia që konsumohet me tarifa të rregulluara në Republikën e Shqipërisë. 100%. Këta shesin energji tek agjentët e tyre me çmim qesharak dhe ku agjenti e shet jashtë me 4-5 fish çmimin dhe ndajnë paratë. Pse nafta është më e shtrenjta .Spese kontrabanda e naftës është 250 mijë ton minimumi. Kontrabandë pa qeverinë nuk bën dot askush. Me banane nuk vjen nafta. U vjen kokaina këtyre. Nafta vjen me cisterna, me anije. Kjo është e vërteta. Dhe transporti publik nuk subvencionohet asnjë qindarkë”, deklaroi Berisha.



7 Comments

  1. Qeveria s duhet te bej asgje.
    Vetem kur te vij zombi ne pushtet. Ateher po qeveria duhet te punoj.
    C na ka gjet me kete idiotin. Qe nuk ndalon te pelliturat.
    Kujton se duke pellitur ter diten do na bind, qe nuk eshte gomar.

  2. Nuk po thote genjeshtra, e keqja eshte te mos e degjosh aq me teper qe taksat dhe cmimi i naftes po varros gjithe klasen e mesme shqiptare.. do ngelen vetem 5 % te pasur dhe 95 % te varfer! Ju te PS qe komentoni si e keni jeten, mire apo si ne qe po na mungon dhe kafshata e gojes? Po ikni mor ju q*fsha propaganden varikarse..

  3. He mo Birish, do te kapesh ndonje apartament edhe ti andej?!

    Se doli edhe Meta para mbi nje muaj dhe e denoncoi kete “afere”, por s’eshte degjuar me prej atehere.

    Gjobistja e pare ndaj biznesit eshte opozita, pastaj vijne mediat.

    Vecse me ato inceneratoret ju ka ngec rrota. Gjuj ju. Hic ata. As nje kacille.

    Median e shplane me pare. Juve, gishtin e mesit!

  4. Ik ore rrot kari se ngele duke shpif Askush nuk ta ve ne pordhe dhe te gjithe po largohen nga ty se e dine qe ti je nje humbes Dordolec Vucidoli

  5. Iku i pari Mark Marku, iku Grida Duma, iku Alfred Rusha, iku, iku, iku. Kanë 32 vjet vetëm largohen me mijëra drejtues dhe kontribues nga kjo parti që vetëm demokratike nuk është.

    Po ikin të gjithë ata që janë afër dhe e kanë kuptuar se me Sali Berishën e kanë humbjen në xhep.

    Po qëndrojnë vetëm disa kufoma që kanë vdekur politikisht

  6. Berisha i njejti por me i renduar menderisht. Qysh kur fillon fjaline me fjalet “afera mund te jete…….” pra ai ska asnje prove e fakt dhe se ka per gje te shpifi e sajoje. Njeri i shpifur!

  7. Berisha mashtron publikisht për ditë, 3, 4, 5 herë në ditë, çdo herë që i vënë një mikrofon përpara dhe çdo herë që u shkruan ndjekësve të tij digjitalë. Berisha jeton me mashtrimin. Ai krijon jo paqe, por kaos dhe pasiguri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *