• |
ide | kryesore

Fasha prej 800 kwh/ ERE miraton vendimin: Çmimi i energjisë nuk do të rritet për nëntorin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Çmimi i energjisë elektrike mbetet i pandryshuar edhe për muajin nëntor. Vendimi i marrë nga qeveria për pezullimin e fashës është miratuar tashmë edhe nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike.

Në mbledhjen e radhës u vendos që fasha prej 800 kwh e cila parashikon shtrenjtim të energjisë elektrike nga 9.5 lekë në 42 lekë është lënë në fuqi për muajin dhjetor.

Zv.kryeministrja njëkohësisht ministre e infrastrukturës deklaroi pak ditë më parë se do pezullojnë fashën edhe për muajin nëntor duke e justifikuar me faktin se gjatë muajit tetor ka pasur një rritje të kursimit të energjisë elektrike dhe njëkohësisht kanë rënë çmimet në bursë.

Në bazë të parashikimeve pritet që gjatë muajit nëntor në vend të ketë reshje intensive shiu. Niveli në Fierzë aktualisht rezulton 267 metra shumë poshtë mesatares historike. Sipas të dhënave zyrtare prurjet në Fierzë rezultojnë 90 m3 në sekondë.

Për të plotësuar nevojat e vendit me energji elektrike, Korporata Elektroenergjitike ka blerë 13.5 mln euro energji elektrike për periudhën 7 deri në 13 nëntor.



7 Comments

  1. Por per cfare mblidheni ju te EREs kur cmimin jua vendos Ram.

    Mbaheni ne byth o poppull gjithe dimrin cmimin e hajdutit

  2. Mjafton të krahasosh urrejtjen e tij çnjerëzore ndaj Dritan Hoxhës ditën e vdekjes së tij dhe faktin që nusja e djalit të Berishës, e cila njihet vetëm si shitëse brekësh të shtrenjta, shfaqet në ekranin e ndërtuar nga Dritan Hoxha, kupton se si ndahen dy botë në shoqërinë shqiptare. Një lugat i ndyrë që zhvarros dhe të vdekurit nga urrejtja dhe një gjeneratë tjetër që i punëson atij dhe nusen e djalit dhe gjithë hordhinë e tij mediatike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *