• |
ide | kryesore

REL: Vizat për Kosovën mund të hiqen në nëntor 2023

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
2023



Vendet anëtare të BE-së në takimin e grupit punues për vizat kanë përafruar qëndrimet rreth një kompromisi, sipas të cilit do të miratohej vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën. Vendim që do të hynte në fuqi më 1 nëntor 2023. Datë kur do të nisë zbatimi edhe i sistemit Evropian të informimit dhe autorizimit të udhëtimit (ETIAS).

Siç mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike, ky ka qenë kompromisi mes kërkesës së Francës për kushtëzimin e hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave me nisjen e zbatimit të ETIAS-it, dhe kundërshtimit të shumë vendeve tjera që kjo të mos lidhet. Në fund është përmendur edhe ETIAS-i, por edhe data.

Ky sistem digjital synon të bëjë evidentimin e vizitorëve që hyjnë prej jashtë BE-së në zonën e lëvizjes së lirë, Schengen. Ai është dashur të nisë së funksionuari në vitin 2022. Por, data është shtyrë disa herë dhe tani si afat përmendet nëntori i vitit 2023.

Shtetet që e kanë kundërshtuar lidhjen me ETIAS, e kanë argumentuar këtë me faktin se ai sistem mund të mos jetë gati as më 1 nëntorë të vitit 2023. Dhe, kjo do ta shtynte përsëri hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave për Kosovën. Prandaj, sipas interpretimit të disa diplomatëve, formulimi i ri do të lërë hapësirë që liberalizimi të hyjë në fuqi edhe në rast se do të shtyhet përsëri zbatimi i sistemit ETIAS.

Lexo më tej: Të udhëtosh në BE nuk do jetë më falas, shqiptarët duhet të paguajnë 

Presidenca çeke e Bashkimit Evropian tani duhet të përgatisë një draft të ri të propozimit. Draft që do të futet në procedurën e heshtur në Këshill në nivelin e grupit punues. Nëse asnjë shtet nuk e kundërshton tekstin e ri deri në një afat të caktuar, me gjasë deri në mesin e javës që vjen, atëherë kjo dosje do të bartet për vendim tek ambasadorët e vendeve anëtare në Këshill, trupin e njohur si Coreper.

Pastaj do të niste edhe trialogu formal me Parlamentin Evropian dhe Komisionin, në mënyrë që të finalizohej i tërë vendimi.

Diplomatët në BE thonë: “synimi është që deri me datën 6 dhjetor, kur në Tiranë zhvillohet samiti BE-Ballkani Perëndimor, të ketë vendim për këtë çështje. Në mënyrë që kjo të përmendet si një prej rezultateve të BE-së në raportet me vendet e rajonit”.

Diskutimi i së enjtes në grupin punues ishte i dyti me radhë për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Diskutimi i parë ishte zhvilluar më 13 tetor. Atëherë shumica e madhe e vendeve e kishin mbështetur liberalizimin e vizave. Asnjë nuk ishte shprehur kundër. Por, Franca kishte kërkuar që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave të lidhet me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS.

Lexo më tej: Franca “kushtëzon” liberalizimin e vizave për Kosovën 

Pas diskutimeve të së enjtes burimet në BE folën për REL. Ata thanë se të gjitha vendet janë të interesuara që të mos ketë vonesa në miratimin e vendimit për Kosovën.

Këto burime besojnë se kompromisi për të cilin kanë rënë dakord në takimin e së enjtes, do të mundësojë që vendimi të miratohet sa më shpejt. Megjithatë hyrja e tij në fuqi do të caktohej për datën 1 nëntor të vitit 2023. Kjo do të thotë se qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtonin në vendet e BE-së. Sikurse vendet tjera të zonës Schengen, nga nëntori i vitit që vjen.

Lexo më tej: Publikohen 9 pikat e planit franko-gjerman për Kosovën 

Lexo më tej: Tensionet në Kosovë/ Si do të zëvendësohen deputetët serbë 

Lexo më tej: Forcat italiane zbarkojnë në veri të Kosovës 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *