• |
ide | kryesore

“Klasikja” e futbollit me një rezultat klasik: Tirana ndalet nga Vllaznia e rrezikon kreun

-Instant, Sport
Klasikja



Tirana nuk shkon më shumë se një barazim 0-0 me Vllazninë, në atë që konsiderohet “Klasikja” e futbollit shqiptar. Në “Selman Stërmasi”, në përballjen e fundit përpara pauzës për shkak të Botërorit, bardheblutë ndalin vrapin dhe rrezikojnë vendin e parë. Partizani është tani -3, por duhet ende të luajë kundër Bylis. Një 90 minutësh me emocione dhe raste të shumta, por të dyja skuadrat nuk u treguan të afta të merrnin fitoren.

SHEHI PRANON REZULTATIN

“Është e vërtetë që luajtëm një ndeshje me ritëm të dy skuadrat – tha tekniku i Tiranës Orges Shehi pas ndeshjes-. Kundërshtari në krijoi shumë probleme në pjesën e parë me Boshnjakun, por ishte ndeshje mes rivalëve që kishte të gjitha rezultatet brenda”. Tekniku bardheblu i bëri elozhet kundërshtarit, duke e konsideruar favorit për titullin: “E kemi thënë që në fillim që Vllaznia është një nga pretendentet. Duke qenë e tillë, se ka lojtarë cilësore, ka alternativa në stol. Këto janë ndeshje rivalësh që prodhojnë lojë, janë ndeshje që asnjë skuadër nuk qëndron mbrapa por për të fituar. Kur luhet kështu, është rreziku prezent që mund të fitosh apo mund ta humbasësh”.

JOSA PRANON FATIN…

Klasikja mbyllet në barazim e kampionët aktualë të Shqipërisë mbajnë përkohësisht vendin e parë të renditjes me 22 pikë të grumbulluara, ndërsa shkodranët renditen në vendin e 3 me 19 pikë. “Unë e kam thënë dhe herë tjetër, për mendimin tim skuadrat kanë krijuar një fizionomi loje. Kishim një Tiranë sot që ishte në krye të renditjes – vlerësoi tekniku i Vllaznisë Mirel Josa-. Duke parë rezultatin ne mund ta pësonim ose të shënonim. Në pjesën e dytë përmirësuam disi lojën. Xhixha nuk ndiqte Gurishtën kur dilnim ne në sulm. Rrinte në pozicionet sulmuese që të na kapnin në befasi. Aty kur ishim duke shënuar gol, Tirana na rrezikoi. Ishim me pak fat që Xhixha nuk shënoi, por duhet të ishim edhe me pak më shumë fat”, përfundoi Josa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *