• |
ide | kryesore

Video/ Belotti nuk di t’i bëjë keq Torinos, Mourinho shpëton në shtesë nga Matic: Radonjic tregon pjesët intime

-Instant, Sport, Video
Radonjic



Belotti tradhton Mourinhon, Matic jo. E atëherë Roma shpëton në shtesë të plotë në shtëpi kundër Torino, duke barazuar 1-1 në Olimpico. Avantazhit granata të realizuar nga Linetty në fillimin e pjesës së dytë, iu përgjigj serbi në minutën e 94. E gjitha kjo menjëherë pas penalltisë së stampuar në shtyllë nga Gallo, ish-i i madh i ndeshjes. Në fund edhe gjesti i shëmtuar i Radonjic, që kapi pjesët intime për të fyer mbrojtësin verdhekuq Mancini. Një befasi për Juric, ndërsa Special One ende nuk arrin të dalë nga kriza. Për verdhekuqtë vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit.

Lexo më tej: Video/ Roma ngec në Mapei, Mourinho i tërbuar: Lecce bën goditjen, thyen 2-1 Atalantën

Në një ndeshje të luftuar, një gjest i Nemanja Radonjic e bëri të flaktë finalen e Olimpico. Menjëherë pas golit të barazimit të verdhekuqve, në shtesë, serbi i Torinos pati një grindje me Gianluca Mancini. Italiani para se të kryente një rivënie anësore e largoi kundërshtarin me një shtyrje. Reagimi i Radonjic ishte krejtësisht i dënueshëm: sulmuesi granata, në fakt, kapi pjesët intime duke e kthyer shikimin nga mbrojtësi verdhekuq. Veprimin, Radonjic, e bëri duke i kthyer shpinën arbitrit Rapuano, i cili nuk e pa dhe as nuk e sanksionoi këtë sjellje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *