• |
ide | kryesore

I jepet nënshtetësi të huajve që do blejnë në projektin e Portit të Durrësit

-Instant, Lajme, Të fundit



Pavarësisht kundërshtimeve të ashpra që ka hasur plani i qeverisë shqiptare që t’i japë nënshtetësi shqiptare të huajve, institucionet po avancojnë me këtë projekt. Të paktën për blerësit potencialë të huaj në projektin “Marina & Jahtet e Durrësit” pritet që të bëhet një ligj i veçantë, që tu japë atyre nënshtetësinë.

Në marrëveshjen kuadër “Jahtet dhe Porti i Marinës” mes qeverisë shqiptare dhe konsorcumit të Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a., dhe Nshmi Development L.L.C”, për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit” parashikohet që:

“Investitorët e huaj që blejnë drejtpërdrejt nga prona e Investitorit Strategjik në Projekt, do të kenë të drejtë të aplikojnë për shtetësi dhe/ose rezidencën e përhershme të Republikës së Shqipërisë. Bazuar në blerjen e tyre nga Investitori Strategjik, nëse kjo shumë e blerjes përmbush kriteret, kushtet dhe regjimin specifik që do të përcaktohet nga një vendim i Këshillit të Ministrave në bazë të kësaj Marrëveshjeje dhe të plotësimit të kritereve të kërkuara nga Legjislacioni i Zbatueshëm”.

Që prej vitit 2020 qeveria po përpiqet të zbatojë një plan për pasaportat e arta për të huajt dhe investitorët. Në fund të korrikut 2022, qeveria bëri disa ndryshime në ligjin për partneritetet publiko-private (PPP) duke shtuar programet e shtetësisë. Vendimi mundëson punësimin e firmave private për të promovuar këtë skemë tek të huajt.

Komisioni Europian e ka kritikuar vazhdimisht këtë skemë. Në raportin e tij të fundit të progresit për Shqipërinë në tetor 2022, Komisioni Europian tha “Për shtetësinë, Shqipëria duhet të frenohet nga zhvillimi i një skeme të shtetësisë së investitorëve (pasaporta të arta), pasi kjo do të përbënte rreziqe përsa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit. dhe infiltrimi nga krimi i organizuar dhe do të ishte i papajtueshëm me acquis të BE-së”.

Projekti i Marinës së Jahteve parashikon gati 13 mijë apartamente

Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe konsorcumit të Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a., dhe Nshmi Development L.L.C”, për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit” parashikon që sipërfaqja dysheme bruto të ndërtimit (Gross floor area -GFA) do të jetë 1.36 milionë metra katror, që mund të arrijë deri në 2 milionë m2 në skenarin më të mirë, në një sipërfaqe neto prej rreth 440 mijë m2.

Nga sipërfaqja e ndërtimit në skenarin e parë (1.36 milionë m2), rreth 93% do të jetë sipërfaqe rezidenciale dhe nga 3.5% përkatësisht do të jenë hotele dhe sipërfaqe tregtare.

Gjithsej parashikohet ndërtimi i gati 13 mijë apartamenteve (4 mijë në fazën e parë dhe rreth 8600 në fazën e dytë).

Projekti pritet të gjenerojë 3.2 miliardë euro gjatë operimit, nga të cilat 70% parashikohet të vijnë nga shitja e projekteve rezidenciale./ Monitor 



33 Comments

  1. Ne qofte se aty do behet ai investim, pak rendesi ka se ca lekesh jane dhe kush eshte mbrapa, dhe sikur te jene te verteta keto. Rendesi ka te zhvillohet zona, te marre vlere dhe te kete pune per njerezit , te ushqejne familjet te largohen nga veset dhe te mos largohen nga vendi tyre.

    1. Zona eshte e zhvilluar dhe ka vlere. Nuk ka nevoje te japin koncessione eskluzive e pashaporta, sheikeve e oligarkeve. Ka shume rendesi te kujt jane leket nese nuk duam ta kemi vendin fole krimi e korrupsioni..

  2. Money, money, money always sunny!

    💰☀️⛱🕶⛵

    Bravo Edi Rama! ❤ Nje tjeter levizje e sakte, ne drejtimin e duhur! Te terheqim sa me teper para drejt vendit.

    PS: Qente le te lehin, karvani shkon perpara!

    1. Shume psikopate e provokatore kalojne nga ky forum..Je bere bajat, se do vetem te te pergjigjen duke provokuar..Vazhdon te jete edhe nje idiot tjeter qe shan kot me kot. Duhet te jeni mazokiste qe kenaqeni kur qindra njerezish ju shajne e ofendojne.
      Nese doni te flisni mire per Ramen e per cdo gomarllek qe ben, drejtojuni forumeve proqeveritare, te pakte te keni dike qe tu thote bravo..

      1. Ku kam share une aty?! Apo te jesh i mendimit ndryshe nga ty, pra i mendimit qe qeveria po vepron mire, eshte sharje per ty. Ne edhe kur shajme, thjesht iu pergjigjemi per gallate sharjeve te shpellareve.

        Ti nuk je i detyruar te pranosh mendimin tim dhe mos ki merak se nuk me trondit fare ky fakt.

        Gjithashtu nuk ka ndonje rregull ne kete website qe thote se komentet duhet te jene vetem kundra qeverise aktuale dhe jo pro saj.

        Keshtu qe relaksohu. Merre me qete. Vecanerisht tani pas revolucionit te suksesshem te shtatorit te 12 nentorit.

        1. Po ofendoni njerez nga origjina dhe kjo eshte antishqipetare, po provokoni duke perkrahur marrezira. Eshte e vertete qe nuk ka nje rregull ku te shkruhet, por duke qene se ky eshte nje forum opozitar, kjo qe po beni eshte provokim, per opozitaret por edhe per ata qe uk duan te shikojne te njejten fytyre arrogante e mafioze te pushtetit. Prandaj quhet provokim dhe mendoj se jeni mazokiste. Nuk dua te mendoj qe ato qe i shkruani i mendoni me te vertete, ndryshe do ishit budallenj (qe eshte shume me keq)

          1. Jo “shqipetare”, por “shqiptare” o patriot i oreve te para qe nuk di te shkruash sakte as vete emrin tend.

            Fiksoje: SHQIPERIA… SHQIPTARE, pra me “ë” tek Shqipëria dhe pa ë tek Shqiptare.

            Pu pu pu…

            Per te tjerat s’ja vlen te te pergjigjem pasi halli yt i vetem eshte qe je nje kokerr katnari me mentalitet komunist qe s’pranon mendimin ndryshe. Kaq.

          2. po cte pergjigjesh ti o vulehumbur. ja edhe gabimet drejtshkrimore i kape..ja edhe me shave komunist, megjithese po mbron e po i lepihesh regjimit te niperve e bijve te qelbesirave..
            Mendimi ndryshe nuk eshte provokimi ne forume opozitare per cdo shkrim. Sa keq e keni kuptuar demokracine ..Ata qe ne partine tuaj guxuan te flasin ndryshe, i perjashtuat, dhe mbajtet hajdute e legena
            Nuk po te ofendoj se duket sikur te jap me shume vemendje se duhet..

          3. Hahaha… “vulehumbur” une?!

            Po kot nuk thone “i shari shan”!

            😂🤣😂

        2. te ndyni faqet duke dashur te sabotoni diskutime te personave qe nuk perkrahin pushtetin eshte krim mediatik..

          1. Qe kur, te kesh nje opinion pozitiv per punen e qeverise, perbeka “ndyerje faqesh”?

            Nuk eshte e nevojshme qe t’ju sabotojme ne. Ju sabotoheni me kembet tuaja. 😅😅😅

            Krim mediatik!!! 😂😂😂 …po ku i gjeni mor aman keto?!

          2. Mjafton te flasesh tek Mero qelbesira dhe nuk quhet krim. Sabotimi i nje faqe me provokime idiote eshte krim mediatik..Lexo me shume o ridhjeres se nuk ke kuptuar gje. .e po flet si kokoshi maje plehut ..
            leri aman derman se nuk jane shprehjet e tua por te veliajt, se ai shiste fiq e luste njerezit te blenin me amane..

  3. “Primaret e PD, vetëm në 16 bashki”, ironia e Edvin Kullurit: Të jetë nga entuziazmi i madh, apo nga…Cecene e maloke vende bosh kush nuk pranon perjashtohet nga foltorja dhe byrektorja salih metaj

  4. Eh mer Jarga Pallkaris, ke gjetur goxha nick. Dukesh qe je i relaksuar, por edhe kjo ka nje “glitch”…. Sdq ne kohe krize vetem ai/ajo qe mund te kene jo palis por Karis brenda mund te jene te relaksuar.
    Jargavitje pallkaris si puna jote e degjenerojne cdo koment.
    Rasti eshte i thjeshte fare:
    1. Ky projekt eshte vjedhja, grabitja dhe pastrimi i parase se piset qe do te shenohet ne historine e shqiperise.
    2. Kompania qe trumbeton karoministri eshte Agjenci Imobiliare dhe jo kompania Emmar, ky thjesht i permend emrin.
    3. Po te ishte Kompania Emmar qe ka ndertuar thuasje veprat me te medha ne Emiratet e Bashkuara Arabe, nuk do te kishte nevoje te merrte 80 Milione USD borxh/kredi per nje projekt qe kushton sipas karoministrit mbi 1.8 miliard USD.
    4. Tani na doli edhe Investitori strategjik, qe kete rradhe nuk do te jete çimi i beratit, por ndonje çim tjeter.
    5. Qe ta dine mire shqiptaret, ky projekt nuk ka qellim punesimin e shqiptareve, por thjesht mbushje xhepash te horrave dhe dallkaukeve.
    6. Mbani mend, ky projekt do ti beje 8-shin ketij karoministri
    7. Eshte kafshate e madhe kjo per gojen e ndyre qe e propagandon
    Sdq Jarga Pallkaris relaksohu nuk e kam me ty piçkerisht, por me modelet si ty qe bejne rolin e kari-sit ….

    1. O vellai im nga njerka, Ne Shqiperine e shohim nga lart, nga avjoni. Madje nga charteri. Ndersa ju e shikoni nga halja e minjeve ku keni perfunduar.

      Ne nuk gjykojme me mentalitet hajdutash xhepiste, por me mentalitet patriotesh qe goditjet i kane te largeta.

      PS: Me shume nuk po te sqaroj se kam shkruar mjaftueshem per kete teme.

    1. Une robqir? Po a ka me robqira se sa ju te PD-se qe na cate veshet 3 muaj qe do te dridhnit leqet e qeverise me 12 Nentor dhe pastaj iket me bishtin nder shale si Kucka Ordinere, ose si do te thoshte Lideri juaj shpirteror, si Lavire Bulevardi?!

      PS: Ja u dha Sala pacen me pilaf qe ju kishte premtuar ne kembim te pjesemarrjes tuaj ne revolucion e shtatorit apo karin?

  5. Jorgo palikaris per sa leke mendo se ta shet IP se ku strukesh ITja e lapsit?
    Pyes per nji shok qe eshte hap bythesh neper komente dhe bo zhurmusin

    1. Opa! Plasen kercenimet ne stil tipik banditesk Berishist sepse nuk na pelqen mendimi yt keshtu qe duam te heshtesh! 😅

      Pu pu pu… sa primitive!

      1. Nuk eshte kercenim se nuk e rruan njeri per ty thjesht per kulture. Ti nje ushtar zagar i vogel i perandorise je.

        1. Po nqs. jam ushtar, i bie te jem me shpatullat e ngrohta ne aspektin logjistik nga reparti perkates.

          Keshtu qe… what’s your point?

          PS: Ju qe me keni shkruar ketu, jeni te redaksise? Dmth. Ti dhe ajo vajza me lart? Nqs. Po 1) ma thoni dhe 2) bejini komentet me autentikim. Mos i bini nga Kina. Easy as that.

  6. Te gjithe komentuesve serioze te ketij portali, ju propozoj ta injoroni Jorgon.

    Eshte jo vetem i neveritshem, por edhe i merzitshem deri ne pafundesi.

    Bojkot, mos iu pergjigjni.

  7. Me kete investim, profesioni u shqiptareve, ata qe sot jane pronaret e ketij trualli qe do tu jepet falas te huajve, pra profesioni i shqiptareve do te jete “sherbetore” te arabo/indiano/afro pronareve. Ndersa per te shijuar bukurite e bregdetit , mund te shikojne filmat apo video te tjera te vjetra.

    Per ta vertetuar: ne se beni pushime ne rezortet e bukura te Caraibeve, aty do te shikoni ekstremet, vendasit qe punojne si skllever dhe nuk u lejohet te shijojne bukurite e vendeve te tyre, dhe te huajt qe jetojne si ne perralla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *