• |
ide | kryesore

Debati pa media/ Salianji kritikon vendimin e Grupit: Bëmë 5 muaj sherr për t’u ulur me Ramën

Arkiva, Lajme, Të fundit
Salianji



Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Grupit të demokratëve është shprehur kundër ‘negociatave’ që po zhvillohen me maxhorancën.

Lexo më tej: Ndalet protesta, Rama pranon 2 komisione hetimore, zëra kundër brenda opozitës 

Burimet brenda Grupit bejne me dije se Salianji eshte shprehur gjate mbledhjes se ‘në publik po krijohet perceptimi se aksioni opozitar prej 5 muajsh kishte qëllim që në fund, demokratët të uleshin në tryezë me Edi Ramën’. Ervin Saliani është shprehu se akti që po ndërmarrin demokratët i bënte ata të pabesueshëm në sytë e publikut.

“Vendimi për bisedimet ose “negociatat” në këto kushte është dëmtues për Partinë Demokratike dhe për opozitën! Këtë qe po marrim sot, uljen në Konferencën e Kryetareve ne e kishim dhe ju e propozuat qe ta refuzojmë dhe mos ulemi. Perceptimi që do krijohet është që krijuam sherr për 5 muaj që të ulemi me Ramës, ne nuk mund te bëjmë sherr për t’u ulur me Ramën!

Pas aksionit tonë bllokues Partia Socialiste ka ndryshuar ligjin për komisionet hetimore dhe rregulloren e Kuvendit, ndërkohe qe nuk ka pasur asnjë shenje tërheqje as ne deklaratat publike te Ramës! Rikthimi sot ne konferencën e kryetareve është praktikisht rikthim ne normalitet dhe ne në normalitet nuk kthehemi se jemi ulur me Ramën por nëse e vendosim vete.

Nëse ju thoni qe aksioni ka pasur sukses marrim vendim si grup parlamentar dhe rikthehemi por qe te hyjmë ne normalitet se u ulem me Ramen do krijojmë perceptim dëmtues për opozitën dhe do jemi joserioze siç ka ndodhur shpesh ne ketë parti e ketë seli qe radikalizohemi qe te marrim vëmendjen e Rames. Ndërkohe qe vëmendjen dhe besimin duhet ta marrim tek qytetaret! Ky akt i sotëm na bën dhe me pak te besueshëm!

Te paktën te marrim vendim tani për t’u rikthyer vete ne normalitet jo si shkëmbim se Rama u ul? Çfarë u ul Rama? A jemi ne qe nuk marrim pjese me vullnet ne konference kryetaresh? A është qeveria ne te nijetin pozicion qe thotë riformuloni kërkesat ne konference kryetaresh dhe me ligjin e ri për komisionet hetimore merrini?

A është qeveria qe thotë qe me mbarimin e afatit te komisionit bipartizan te Reformës zgjedhore do ta kalojmë tek ligjet? Çfarë fitojmë ne nga ky aksion? Po bëjmë lëvizje te gabuar dhe me pasoja”, bëjnë me dije burime nga brenda Grupit të PD.

Aksioni

Më tej gjatë mbledhjes pa media, mësohet se Salianji i ka mësuar sërish idesë së tij për te theksuar se duhej menduar dhe skenari i dështimit të negociatave, ç’ka do ti bënte demokratët të dukeshin me keq në sytë e elektoratit.

“Kam dy pyetje se s’bej dot me sikur, ore e quani aksionin e deritanishem te suksesshëm pse nuk e vazhdojmë? Se dhe i suksesshem dhe e leme sikur nuk shkon! Se dyti si qenka sukses dhe tërheqje qe ne po ulemi aty ku kemi refuzuar vetë të ulemi prej 5 muajsh? Tek konferenca e kryetareve.

Se treti, si e njohën tani realitetin? Se kryetar grupi parlamentar dhe i ftuar përherë ne konference te kryetareve ka qenë Gazi.

Jam i mendimit qe po ndërmarrim lëvizje te gabuar dhe imagjino nëse do dështoje bisedimi i sotëm apo plotësimi i kërkesave, si do themi pastaj qe bëme pak gabim se Rama ta hedh për te 100 here!”, mësohet të jetë shperhur ai.



4 Comments

  1. Murrizi sulmon Bardhin: U ul sot si skuth, si tinëzar negocioi për karrigen. Presin dënimin e Berishës Gazi e gazrat,te erdhi dita e vendimit o salihanj,prap salihu ta futi,tani shko te lulzimja.

    1. Murrizi eshte nje populist qe flet e flet, bertet dhe shungellon, por s´jep asnje zgjidhje. Llafazan klasi.

  2. “Nuk je niveli im, pusho maskara” – Si plasi sherri mes Tritan Shehut dhe Nallbatit! Flamur Noka nxjerr jashtë deputetin e Devollit,revolucioni Demonkratik i cecenit salih vazhdon ne komisione

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *