• |
ide | kryesore

Moti për ditën e nesërme: Shi e shtrëngata

-Instant, Arkiva, Lajme
moti



Në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës reshjet e shiut do të përfshijnë të gjithë vendin tonë. Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak bëjnë me dije se moti të mërkurën parashikohet me vranësira të dendura në veri dhe në pjesën tjetër me vranësira e kthjellime.

Reshjet e shiut në veriperëndim gjatë ditës do kenë me intensitet mesatar.

Në veriperëndim dhe bregdet gjatë mbrëmjes vonë reshjet do të marrin karakter rrebeshesh me rrufe dhe shtrëngata.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e përkohësisht e vrullshme në bregdet.

Valëzimi i forcës 3 dhe 4 ballë.

Temperaturat parashikohen: 

në zona malore 2 deri 17°C

në zona e ulëta 5 deri 23°C

në zona bregdetare 12 deri 23°C

Lexo më tej: Moti të martën/ Ulje temperaturash dhe vranësira thuajse në të gjithë territorin 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *