• |
ide | kryesore

Policia aksion në Qafë-Kashar, ndalohet nipi i deputetit të PS-së Ramazan Rraja

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas një aksioni policor, është ndaluar me makinë të blinduar Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS, Rahman Rraja. Aksioni policor është zhvilluar në Qafe-Kashar. Policia e Tiranës po kryen kontrolle e verifikime për mjete të blinduara. Gjatë operacionit janë disa drejtues mjetesh. Mes tyre ndodhet dhe Rraja.

Rraja nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai më shumë se një vit më parë ka dhunuar barbarisht një grua te QSUT. Rraja mori gjithashtu vëmendje pas publikimit të një video ku shfaqet në një lokal në Fushë-Krujë me kallashnikov, duke terrorizuar klientët. Pas publikimit të lajmit, Rraja, nga Dubai mohoi të kishte qenë ai. Ai tha se policia merr ryshfet për të terrorizuar familjen e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *