• |
ide | kryesore

I ati në kërkim për dhunë ndaj kushërinjve Maja, GJKKO jep vendimin për Ramazan Rrajën

Arkiva, Lajme
Ramazan Rraja, Maja



Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hedhur poshtë kërkesën e Ramazan Rrajës për lirimin nga qelia.

I riu kërkoi masë më të lehtë sigurie me argumentin se ka probleme shëndetësore, por togat e zeza nuk e kanë pranuar kërkesën e tij.

Rraja akuzohet për sigurim kushtesh për të kryer vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Ai dyshohet se është i përfshirë në atentatin e 1 nëntorit të 2019 tek “Mbikalimi i Shkozetit” ku u plagos ish-prokurori Arjan Ndoj, miku i tij Aleksandër Laho i njohur si Rrumi i Sukthit dhe u vra shoferi Andi Maloku.

Ndërkohë babai i tij, Xhelal Rraja është shpallur në kërkim për dhunën e ushtruar ndaj dy kushërinjve Maja për guroren në Krujë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *