• |
ide | kryesore

Kush e “sulmoi” Poloninë dhe a është NATO në prag të luftës me Rusinë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
poloninë



2 nga raketa ranë në territorin polak duke shkaktuar 2 viktima pasditen e së martës. Lajmi u raportua fillimisht nga televizioni polak “Zet”. Ai u konfirmua më vonë nga autoritetet lokale. Ngjarja ndodhi në zonën Przewodow, pranë kufirit që ndaj Poloninë me Ukrainën. Sipas dëshmitarëve të cituar nga gazeta lokale “Kurier Lubelski”, ka pasur dy shpërthime. E gjithë zona është tashmë e rrethuar.

Tani pyetja është kush i hodhi raketat brenda territorit polak dhe a ishte ky një akt i qëllimshëm.
Perëndimi hezitoi ta quante menjëherë një sulm të rusëve. Kjo pasi raketat dyshohet se i përkasin sistemit S-300 që e përdorin edhe rusët edhe ukrainasit. Kievi akuzoi menjëherë Moskën, por kjo e fundit e quajti provokim.

Edhe zyrtarët e qeverisë polake janë treguar të kujdesshëm. Të martën rusët ndërmorrën një sulm masiv me raketë ndaj pothuajse të gjithë Ukrainës. Shumë prej raketave kishin si synim Kievin ku raportohet se është shkaktuar një viktimë. Pjesa më e madhe e raketave u arrit të asgjësoheshin në ajër nga sistemi i mbrojtjes ajrore që Ukraina ka marrë së fundmi nga perëndimi. Dyshohet se ato që ranë në territorin polak mund të jenë mbetje të raketave ruse pas goditjes nga sistemet mbrojtëse të ukrainasve.
raketat
Kryeministri polak Mateusz Morawiecki thirri menjëherë një takim urgjent të Komitetit për Sigurinë Kombëtare dhe Mbrojtjen. I pranishëm ishte edhe Presidenti Andrzej Duda. Ky i fundit foli në telefon me Sekretarin e NATO-s Jens Stoltenberg.

“Jemi duke vlerësuar aktivizimin e nenit 4 të Paktit Atlantik”, i cili parashikon se “palët do të konsultohen me njëri-tjetrin sa herë që, sipas mendimit të njërës prej tyre, kërcënohet integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e njërës prej tyre” – tha një zëdhënës i qeverisë polake.

LEXO EDHE: BBC: E paqartë kush i hodhi raketat ndaj Polonisë

Ushtria polake është tashmë në gatishmëri. Rusia, nga ana e saj, mohon të gjitha akuzat. “Asnjë raketë nuk u lëshua pranë kufirit ukrainas-polak. Ky është një provokim që synon të shkaktojë përshkallëzim” – tha Moska. “Ato që tregojnë mediat polake nuk janë raketat tona” – shtoi Kremlini. 

Sipas Mark Cancian, një analist ushtarak britanik, imazhet tregojnë mbetje të sistemit raketor S-300. Këto janë armë në përdorim nga Rusia, por edhe nga forcat ukrainase si një formë e mbrojtjes kundërajrore. Sipas BBC, e cila citon burime të saj dhe analistë, sistemet S-300 të lëshuara nga Kremlini nuk mund të jenë në gjendje të kërcënojnë territorin e Polonisë nga pozicionet në të cilat janë vendosur.

Të mërkurën në mëngjes në Bruksel është thirrur takimi i Këshillit Atlantik të NATO-s, në nivel të ambasadorëve të vendeve aleate. Qëllimi është të bëhet një vlerësim i situatës. Raportet mbi incidentin do të shqyrtohen dhe Polonia do të tregojë të dhënat që disponon. Ajo do të bëjë të ditur çdo kërkesë që mund të ketë.
poloni
“Angazhimi ynë ndaj nenit 5 të NATO-s është kristal i qartë. Ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të Aleancës”, – tha zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder. Pentagoni raportoi se nisi menjëherë hetimet për episodin. Ndërsa Letonia dhe Estonia fqinje dënuan veprimin e Kremlinit. “Regjimi kriminal rus lëshoi raketa që goditën jo vetëm civilët ukrainas, por ranë edhe në territorin e NATO-s. Letonia mbështet plotësisht miqtë tanë polakë dhe dënon këtë krim” – tha qeveria letoneze.

LEXO EDHE: NATO në alarm/ Moska: Nuk i hodhëm ne raketat në Poloni (PAMJET)

“Lajmet e fundit nga Polonia shkaktojnë shqetësim të madh. Jemi në kontakt të ngushtë me Poloninë dhe aleatët e tjerë. Estonia është e gatshme të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Ne jemi në solidaritet të plotë me aleatin tonë të ngushtë” – reagoi ministria e jashtme estoneze.

Ndërsa Volodymyr Zelensky tha se sulmet ruse janë një “shuplakë në fytyrë për G20”. Ai e cilësoi situatën në një “përshkallëzim shumë domethënës”. “Është e nevojshme të veprohet”, theksoi presidenti ukrainas. “Terrori nuk kufizohet në kufijtë tanë kombëtarë. Raketat ruse kanë goditur Poloninë, lëshimi i raketave në territorin e NATO-s përfaqëson një sulm ndaj sigurisë kolektive”.

Nëse konfirmohet, lëshimi i raketës ruse do të përbënte një precedent shumë të rrezikshëm për konfliktin në vazhdim. Ky është një vend anëtar të NATO-s që goditet për herë të parë nga Rusia. Ajo konfiguruar një rekurs të mundshëm ndaj nenit të famshëm 5 të Paktit Atlantik. Ai imponon ndihmën ushtarake për të mbështetur vendin anëtar të sulmuar. Kjo do të hapte “kutinë e Pandorës” në një konflikt me pasoja të paimagjinueshme. ©LAPSI.al



16 Comments

  1. Dergoni strategun Meta-aj dhe i zgjidh punet vetem se e ka te rende doren.
    Edhe super strategu nga vicidoli e di se nga kane ardhur por duhet qe usa te terheqi padine familjare Berisha.

    1. Ore ca pyetje nga salla: Nese lufta mes Ukraines dhe Rusise po mbush vitin, dhe NATO sy e vesh me ushtri e intelligence, le pastaj medja, i ka ne ate teater lufte, cdo me thene kjo qe “ra plasja (raketa) por se kush, qysh e si ra, nuk e dime”??? Po c’picken e semes dine??? Po pse paguhen miliarda dollare per siguri kur gjithe puna eshte ti japin pergjigje nje pytje te thjeshte? Ne mendonim qe jo vetem qe e kishim te mushme nga ajo ane por qe mbrojtja antirakete e NATO edhe mizat do i kapte nese ishin nga Rusia. Vk komplet. U dhi NATO me dy raketa. Do mblidhen neser te shohin nga do mbaje Erdogani. Kjo qe meseleja me duket.

      1. Qe fajin per cdo gje te keqe qe ndodj ne te gjithe boten e ka Berisha, ajo dihet. Por te ben pershtypje fakti se pse nuk po i ndan gjerat lideri global… Apo mos e ka lene te flase ne takimin e G20-es dhe aty do jape mendimet e tij shume te vlefshme per njerezimin. Aman o lider global, keshillohu me Vucicin dhe jepi nje zgjidhje situates. Emri yt do mbetet ne anal-et e historianeve ne shekuj te shekujve…

    2. Fat i madh për NATO-n e për gjithë vendet antare të saj që Shqipëria ka një udhëheqës global dymetrosh që me antenat e tij do të zbulojë se kush i hodhi raketat në fshatin polak.
      Palloshi e ka gjetur edhe pa ndodhur ky incident, se kush është fajtori.
      Fajtorë janë sipas tij Berisha nga Vucidoli e Meta nga Skrapari se të dy kanë qenë të lidhur me komunizmin e Rusinë, kurse ai vjen nga një prejardhje familjare antikomuniste e anti ruse.
      Babai i tij vuri firmën si antar i presidencës së Ramiz Alisë, për të ekzekutuar me varrje në litar poetin “komunist” Avzi Nela, kurse daja i tij Spiro Koleka kërkoi që studentët “komunistë” të dhjetorit të 1990, të shtypeshin nga tanket e ushtrisë enveriste antare e NATO-s .

  2. Sulmi rus kësaj rradhe ishte masiv mbi Ukrainën deri në kufi me Poloninë.Mbase nuk kanë patur qëllim t’a sulmojë por mundet që ngaqë precizioni i tyre nuk është tepër i saktë kanë kaluar tek kufirit.Por sidoqoftë toka e Natos është goditur.Dhe kjo nga çmenduria Ruse.Kjo do thotë në mos me aktivizimin direkt me masa mbrojtëse NATO do implikohet.Dhe Ukraina do përfitojë mbrojte ajrore dhe armë raketore me reze më të largët për presion ndaj Rusisë

  3. Keto ” dy raketat” paskan kthyer permbys vetem rimorkion e zetorit.
    Po ata polaket qe vdiqen mbi zetor ishin?
    Ca mut raketash qenkan keto qe vetem permbysin rimorkion dhe nuk i cajne asnje gome le pastaj zetori i pa prekur, as nje xham i thyer. Edhe shashkat apo kapsollat e vitit te ri bejne me shume dem.
    Zhelja nuk i ka bere mire hesapet.
    Lufta Italo-Greke filloi sepse greket vrane Daut Hoxhen dhe Ducja qe e kishte mik per koke Dautin, sulmoi me ushtri Greqime.
    Perfundimi, Greqia e Italia mike dhe partnere ne Nato e BE, Shqiperia akoma ne gjendje lufte me Greqine.

    1. Është akuzuar si familje me lidhje kriminale dhe e financuar nga njerëz të korruptuar, dhe bizneset e tij dhe djalit të tij lulëzojnë ilegalisht në mes të Tiranës pa guxuar t’i shkojnë tatime tek dera. Ylli Ndroqit i kanë marrë dhe tokat e babait në katund, ndërsa djalit të Sali Berishës i shkojnë si mysafir në televizionin që financohet nga paratë e vjedhura në kohën e pushtetit të babait tij,shpellkari cecen Gimi me i zgjuari mes ceceneve deri ke ty kane mbrritur rublat o gimi,ke punuar mire si spiun per spiunet salih metaj

  4. Të gjithë në eekrane janë personazhe të gazetarisë së Adriatik Doçit, dosje që tashmë ndodhen në hetim nga SPAK. Media i ka hapur ekranet korrupsionit. Në njërin u shfaq Ilir Meta dhe lëshonte kushtrimin: ‘Ma sillni këtu kryeministrin ta shqyej para jush’. Ky është më i korruptuari në kontinent. Në ekranin tjetër pashë Sali Berishën, deri më sot mban postin më të lartë të të korruptuarit në rruzullin tokësor. Ai po ulërinte: ‘Ma sillni gjykatësin që nuk më jep të drejtë mua, ndryshe do të ndez vendin në flakë’.

  5. 85 raketa ne ukraine vrasin nje njeri,
    2 raketa ne poloni vrasin 2 fshatare te rimorkio e zetorit.
    teater idiot

    1. Sepse shumica dërmuese u godit nga mbrojtja kundërajrore.Ajo në Poloni goditi një fermë dhe prandaj pati 2 viktima.Ne Ukrainë ka gjithmonë alarm në Poloni nuk ka, se nuk janë në luftë.

      1. Ne se “shumica dermuese” u rrezua nga forcat ukrainase, pse kane mbetur pa energji e po thajne se ftohti keta ukrainasit.
        I lane fikur dritat vehte?
        Mos perserit si papagall cfare thone “main stream media”.

  6. Djali që largohet për në emigracion, Berisha del blof me videon e publikuar në Facebook,si gjithmone salihut ja fusin prasin ne bythe dhe ky fluturon ne fcb e tij te tjere e shpellkare i thone ti je i madh,te tjere jane gati dhe jeten e tyre e japin per spiunin serb salih karaxhic berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *