• |
ide | kryesore

Drejtori i CIA-s takoi Zelenskin në Kiev, Rusia bombardonte

-Instant, Arkiva, Planet
CIA



Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski u takua të martën në Kiev me drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së (CIA), William Burns.

Sipas mediave të huaja, takimi ndërmjet tyre vjen pasi Burns u takua me shefin e spiunazhit të presidentit rus Vladimir Putin në Turqi.

Ky ishte kontakti i parë i njohur i nivelit të lartë, kokë më kokë SHBA-Rusi, që nga fillimi i agresionit në Ukrainë.

“Ne patëm një takim me të. Ne biseduam për të gjitha çështjet që janë të rëndësishme për Ukrainën”. Kështu tha Zelensky në një konferencë për shtyp në televizion.

Ai tha se të dy burrat kishin diskutuar atë që ai e quajti kërcënimin bërthamor të Rusisë.

Dhe vizita e Burns në Kiev ndodhi ndërsa Rusia sulmoi qytetin me raketa.

Kështu, Zelensky tha se kreu i CIA-s kishte kaluar kohë në një “bunker”. Kjo, përpara se të dy burrat të takoheshin.

Në Uashington, një zyrtar amerikan ka treguar se zoti Burns kishte udhëtuar në Kiev për të takuar homologët e inteligjencës ukrainase dhe Zelenskin pas takimit të tij në Ankara.

Gjithashtu, presidenti polak Andrzej Duda u takua me zotin Burns në Varshavë të mërkurën. Kështu tha kreu i Byrosë së Sigurisë Kombëtare të Polonisë.

Lexo më tej: Rusia: Jemi të hapur për negociata, SHBA mund të ndikojë pozitivisht në Kiev 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *