Partia Demokratike hap faqe të re interneti.
Pasi faqja e vjetër pd.al mbeti në dorë të grupit të rreshtuar nga ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj, Partia Demokratike ka zgjedhur të hapë një faqe të re me adresë pdsh.al.
Në faqen e vjetër janë ende të pasqyruara aktivitetet e Bashës. Ndërkohë që faqja e re hapet me primaret që po mban PD për zgjedhjet e 24 majit.
Në strukturat e pasqyruara në faqen e re, janë institucionet e reja të PD si dhe grupi parlamentar. Ndonëse ka ende shumë deputetë që nuk i janë bashkuar Berishës, në faqe grupi parlamentar nuk përjashton askënd dhe janë të gjithë emrat e deputetëve. Përfshirë edhe ai i Lulzim Bashës.
PD prej kohësh është e përçarë. Mësimi që grupi i Enkelejd Alibeajt mori në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit duket se nuk i ka mjaftuar. Ata vazhojnë sërish të kërkojnë të marrin vulën dhe selinë e PD-së në gjykatë. ©Lapsi.al
Lexo më tej: Detaji ulëritës/ Lulzim Basha vazhdon si “Kryetar i Partisë Demokratike” (FOTO)


Lexo më tej: Njohu Alibeajn si kryetar/ PD reagon ashpër ndaj Yuri Kim
Lexo më tej: FOTOLAJM/ Dy pamjet e PD-së sot
Lexo më tej: Patozi: Aleanca Berisha-Meta nuk më bind, Bindja Demokratike e vetme në zgjedhje